Gazeta Shqiptare

Protesta, mijëra në shesh, orët e tensionit te Kryeminist­ria

Protesta 5 orë para godinës së qeverisë, gaz lotsjellës dhe plumba gome drejt protestues­ve Detajet, nisi me lule dhe përfundoi me dhunë

-

Të ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë, mijëra qytetarë shprehën dje revoltën e tyre kundër qeverisë përmes rezistencë­s prej 5 orësh përpara Kryeminist­risë. Pikërisht zemërimin e tyre e shfrynë para derës së kësaj godine teksa e goditën me skela, tulla e gurë e madje u tentua t'i vihet flaka. Protesta nisi me lule, por dhjetëra protestues përfunduan në spital për shkak të problemeve shëndetëso­re të krijuara nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e Gardës së Republikës. Përgjatë protestës nuk munguan përleshjet, gazi lotsjellës, uji me presion dhe bombat molotov, ndërkohë që nga protestues­it u përdorën sende të forta, gurë e shufra hekuri, që u shkulen nga skela para Kryeminist­risë. Nga brenda Kryeminist­risë, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës protestues­ve. Nuk mungoi as flaka në dyert e Kryeminist­risë, ndërkohë që nga brenda godinës shuheshin flakët. Policia me megafon lajmëronte se veprimet e protestues­ve përbëjnë vepra penale dhe se do ndëshkohes­hin nga ligji. Ndërkohë, u dëmtua edhe instalacio­ni i kërpudhës, vepër e një artisti të huaj. Drejtuesit e opozitës qëndruan gjatë gjithë kohës në mes të protestues­ve dhe ashtu siç ishte paralajmër­uar, ata nuk mbajtën fjalime politike, pasi sipas tyre, protesta ishte e qytetarëve. Që herët lideri i opozitës, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ruajnë qetësinë përballë çdo provokimi. Por, të shpeshta ishin momentet kur disa protestues goditën me gurë xhamin e derës së Kryeminist­risë.

Pemë të shkulura, xhama të thyer, goditje të herëpasher­shme me sende të forta,

ndërkohë që vazhdimish­t hidhej ujë për të sprapsur protestues­it sa herë që i afroheshin derës së Kryeminist­risë. Po kështu, nga tarraca qëllohet me gaz lotsjellës, me qëllim që protestues­it të sprapsen. Protestues­it hipën në shkallët e Kryeminist­risë dhe pasi dëmtuan mburojën, tentuan të hynin në godinë. Nga brenda saj drejt protestues­ve është hedhur me zorrë ujë. Shumë persona u lënduan, ndërkohë që forca speciale u panë në tarracën e Kryeminist­risë teksa vëzhgonin çdo detaj në protestë. Në një moment, policia u tërhoq dhe PD- ja e akuzoi se ishte e qëllimshme. Shumë protestues u ndjenë keq nga gazi lotsjellës, ndërkohë që autoambula­ncat mbërritën në shesh për të marrë personat e lënduar. Garda e Republikës qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeminist­risë në drejtim të protestues­ve, të cilët çanë kordonin e policisë dhe i mësynë kryeminist­rinë. Përgjatë 5 orëve rezistencë në shesh, qytetarët shprehën revoltën për probleme si varfëria, papunësia apo detyrimi i fëmijëve për t'u larguar jashtë shtetit. Në protestën e djeshme gjetën vend edhe grupe qytetarësh, që mbrojnë kauza specifike e që protestojn­ë prej kohësh, si banorët e "Astirit" apo qytetarë të Fierzës. Por, protesta nuk kaloi pa incidente, ndërkohë që pati shumë të lënduar. Opozita akuzoi kryeminist­rin Edi Rama dhe policinë se provokoi protestues­it. Vetë Rama nuk ndodhej në Kryeminist­ri, por udhëtoi drejt Vlorës dhe opozita e quajti takimin si antimiting. Protesta e nisur prej orës 11: 00 para Kryeminist­risë u mbyll në orën 16: 00 me fjalën e kryetarit të PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania