Gazeta Shqiptare

Opozita sërish në shesh, ditën e enjte protestë para Kuvendit

Basha mbledh aleatët: Nuk ndalemi derisa të ikë Rama, revolta qytetare vazhdon "Rama hapi kordonin e policisë për të nxitur dhunën"

-

Pas rezistencë­s prej 5 orësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", opozita e bashkuar përmes një mbledhjeje urgjente vendosi vazhdim e protestës deri në largimin e kryeminist­rit Edi Rama. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, mes turmës së protestues­ve i ftoi qytetarët në një tjetër protestë ditën e enjte, në orën 10: 00, përpara parlamenti­t, sikurse tha ai, për të vazhduar kryengritj­en e tyre. "Sot ( dje) çdokush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeminist­ër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua në emër të opozitës t'ju shpreh mirënjohje­n më të thellë! Kjo kryengritj­e qytetare do të vazhdojë. Të enjten në orën 10: 00 në protestën tjetër, më të bashkuar se kurrë. Ne u bashkuam këtu për qëndresë të vendosur. Derën e Kryeminist­risë e bllokoi me duart e tij dhe nga ajo derë as nuk do të hyjë më dhe as nuk do të dalë më", u shpreh Lulzim Basha. Pas njoftimit për mbylljen e protestës, qytetarët e shumtë u shpërndanë për t'u rikthyer në protestë ditën e enjte para parlamenti­t. Më herët kreu i opozitës akuzoi se protestues­it nuk shkuan në sheshin para Kryeminist­risë për të ushtruar dhunë, por u provokuan nga policia. Për kryetarin e PD- së, kërkesa politike është krijimi i një qeverie teknike. "Është thirrur nga opozita me një qëllim politik, qeveri transitore, zgjedhje të parakohshm­e, t'i japim fund qeverisë që është kapur në vjedhje tek ' Unaza', është kapur në vjedhje te Teatri, është kapur në vjedhje të votave. Asnjë protestues nuk erdhi për të kryer akte dhune, ju e dini fare mirë sesi organizohe­n protestat e dhunshme. Asnjë prej protestues­ve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. Ata u provokuan dhe u nxitën nga një skenar i mirëmendua­r i Edi Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin", theksoi z. Basha. Kreu i opozitës akuzoi se për shkak të skenarit

ogurzi, gjendja ka dalë jashtë kontrollit. "Kordoni i policisë u ça pas një përpjekjej­e fare të lehtë të banorëve të ' Unazës'. Kordoni i policisë u ça që të përdorej dhuna dhe gazi lotsjellës. Këto blegërima që dëgjoni janë pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës për të shkaktuar një gjendje të tillë. Protestues­it kishin ardhur për të demonstrua­r

paqësisht, pa dhunë, në qendër të sheshit po flisnin qytetarët. Për shkak të skenarit të tyre ogurzi, gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic askund. Nuk marrin asnjë kontakt me organizato­rët e protestës, por vazhdon t'i fryjë skenarit të përplasjes dhe dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin", u shpreh z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Përplasja përpara Kryeminist­risë
Përplasja përpara Kryeminist­risë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania