Gazeta Shqiptare

Berisha, Ramës: Jep dorëheqjen, do kesh fundin e Alisë

-

Për

ish- kryeminist­rin Sali Berisha, protesta shënoi fundin e kakistokra­cisë. "Janë të mjerë, të braktisin sa më parë regjimin e kakistokra­cisë. Thirrja ime për policët e ndershëm është: Bashkohuni me popullin që po demonstron për gjërat më jetike, mos mbroni mbatharaku­n!", tha z. Berisha, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës mes protestues­ve. Sipas tij, Rama do të ketë të njëjtin fund me Ramiz Alinë. Madje sipas tij, Rama pas kësaj proteste nuk do të mund të kthehet më në Vlorë. "Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama dhe të çoi në një bunker në Zall- Herr bashkë me bllokmenët e tjerë. Tani i them: Nuk ka kush të çon në bunker, jep dorëheqjen për të mos pësuar fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës!", theksoi z. Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania