Gazeta Shqiptare

Protesta, SHBA dhe BE: Jo dhunë, palët të tregojnë vetëpërmba­jtje

Tensionet në protestë, OSBE: Autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjës­i për incidentet "Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar"

- Valentina Madani

Ndërkombët­arët përmes ambasadave të tyre në Tiranë apeluan dje për qetësi në protestën para godinës së Kryeminist­risë. Ambasada amerikane në Tiranë, ajo e Bashkimit Europian dhe OSBE bënë thirrje për shmangie të dhunës në protestën e opozitës. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrim­it që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmba­jtjen më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t'i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t'u siguruar që situata të shndërrohe­t në paqësore dhe konstrukti­ve", thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBAve. Për BE- në, e drejta e qytetarëve për të protestuar është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. "Delegacion­i i Bashkimit Evropian dhe ambasada e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhersh­me. E drejta e qyteta- rëve për t'u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullim­in e mëtejshëm", thuhet në reagimin e delegacion­it të BE- së në Tiranë. Edhe OSBE u bëri thirrje protestues­ve për vetëpërmba­jtje, duke dënuar aktet e dhunës ndaj Kryeminist­risë. OSBE shprehet se përshkallë­zimi i dhunës është shkelje e parimeve të protestës demokra-

Njoftim për shitje me ankand te III

tike e paqësore. Ndërsa thekson se autorët do mbajnë përgjegjës­i për incidentet. "Bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër Kryeminist­risë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallë­zimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratik­e paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjës­i për incidentet e sotme, ( e djeshme). Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratik­e dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracin­ë në Shqipëri", - shprehet në re-

agimin e saj OSBE. Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe bëri thirrje për protestë paqë-

Njoftim për shitje me ankand te III

sore. "Ne mbështesim ata që bëjnë thirrje për demonstrat­a paqësore. Kjo është një kohë

për të respektuar sundimin e ligjit", deklaroi ambasadori Duncan Norman.

NJOFTIM ANKANDI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania