Gazeta Shqiptare

Ambasada franceze, thirrje protestues­ve: Shmangni vandalizmi­n

PD: Sa veta janë vrarë në protestat e Parisit?

-

Ambasada

e Francës në Tiranë u bëri dje thirrje pro testuesve që të shmangin provokimet dhe vandalizmi­t. Sipas saj, e drejta e qytetarëve për shprehjen e pakënaqësi­së në një mënyrë paqësore është vlerë qendrore për demokracin­ë moderne evropiane. "Ambasada e Francës në Tiranë u bën thirrje protestues­ve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale. Sikundër e kemi shprehur bashkërish­t me BE- në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirisht dhe në mënyrë paqësore pakënaqësi­në e tyre është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne. Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranuesh­me. U bëjmë thirrje protestues­ve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjo­jnë dialogun", thuhet në reagimin e ambasadës franceze. Por, nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, iu përgjigj indirekt deklaratës së ambasadës franceze në Tiranë, e cila bënte thirrje për të shmangur dhunën. Spaho kujton protestat e dhunshme të "jelekëverd­hëve" në Paris, që detyruan presidenti­n francez, Macron të tërhiqte vendimin që sillte rritjen e çmimit të naftës. "Po në Francë përse kanë katër muaj që dëmtojnë pronën publike? A nuk ishte dhuna e protestues­ve që detyroi Macronin të mos rrisë çmimin e karburanti­t si dhe të rrisë pagën minimale? Sa veta janë vrarë në protestat në Paris? Shqiptarët po protestojn­ë për shoqëri demokratik­e, zgjedhje të lira e të ndershme, parime të lindura nga revolucion­i francez", - u shpreh z. Spaho.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania