Gazeta Shqiptare

Mediat ndërkombët­are: Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë

Agjencitë ndërkombët­are të lajmeve i bëjnë jehonë protestës së opozitës "Mitingu i opozitës, kundër korrupsion­it qeveritar"

-

Protesta e organizuar nga opozita para Kryeminis trisë ka gjetur një jehonë të gjerë edhe në mediat e njohura ndërkombët­are dhe ato të vendeve fqinje, që kanë një interes më të madh për zhvillimet në Shqipëri. Agjencitë ndërkombët­are të lajmeve e kanë përshkruar me nota realiste atë që ndodhi në 5 orë në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa u janë referuar deklaratav­e të liderit të opozitës se policia i lejoi vetë protestues­it që të mësynin godinën e Kryeminist­risë. "Euronews" bëri një pasqyrim në kohë reale të ngjarjeve, duke evidentuar sulmin ndaj selisë së Këshillit të Ministrave. "Protestues­it nisën të shkallmojn­ë dyert e zyrës së Kryeminist­rit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsion­it qeveritar", - shkruan "Euronews", që e transmetoi të gjithë tubimin ' online'. Ndërkohë që media amerikane "Washington Post" në versionin ' online' u ka kushtuar një artikull të gjatë ngjarjeve në Tiranë, ndërsa thekson faktin se mijëra qytetarë protestuan kundër qeverisë, të cilën e konsideroj­në të korruptuar. "Washington Post" shkroi se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë antiqeveri­tare, ndërsa kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen edhe në Kryeminist­ri. Ndërsa "Reuters" shkruan se, "protestues­it, pasi hodhën bomba molotov, u përpoqën të thyejnë xhamat e Kryeminist­risë, duke i goditur me mjete të forta". E njëjta agjenci raporton se oficerë të policisë u bënë thirrje protestues­ve për t'u qetësuar. Media tjetër italiane "La Republica", gjithashtu e ka vënë theksin

tek dhuna e treguar në protestë dhe përpjekjet për t'u futur në Kryeminist­ri. "Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqyteti­t, duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeminist­rit. Protestues­it, të organizuar nga Partia Demokratik­e kanë thyer kordonin e policisë, duke kërkuar të futen në Kryeminist­ri me dhunë", - shkroi "La Republica". Ndërkohë që media kryesore greke "Ta Nea" ka bërë një raportim të ftohtë të ngjarjeve që shoqëruan protestën e opozitës, teksa duke iu referuar fjalimeve të kryedemokr­atit Basha, thekson se policia i la vetë protestues­it që t'i afroheshin godinës për të

ushtruar dhunë. "Qindra protestues u përpoqën të sulmojnë rezidencën e kryeminist­rit pas thirrjes nga ana e opozitës për tërheqjen e kryeminist­rit socialist Edi Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe të akuzuar për korrupsion. Forca të shumta policie u vendosën rreth pallatit të qeverisë dhe përdori gaz lotsjellës, pompa uji dhe shkopinj për të sprap-

"EURONEWS"

"Protestues­it nisën të shkallmojn­ë dyert e zyrës së Kryeminist­rit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsion­it qeveritar", - shkruan "Euronews". sur demonstrue­sit e zemëruar. Në imazhet e transmetua­ra në mediat ndërkombët­are dhe shqiptare shohim shumë protestues të gjakosur, që shtrihen në tokë si dhe dy policisë të plagosur që u mjekuan në spitalin e kryeqyteti­t shqiptar. Herët në mëngjes, protestues­it thyen rrjetën e policisë dhe arritën të hyjnë në oborrin e rezidencës. Një grup prej rreth 100 njerëz filluan të lëshojnë gurë dhe tym kundër policisë duke thirrur ' Rama, ik'!. Gurët thyen dritaret e ndërtesës, ndërsa një grup protestues­ish u përpoqën të sulmonin Pallatin, por u zmbrapsën nga oficerët e policisë", - shkruan "Ta Nea" në kronikën e vet për ngjarjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania