Gazeta Shqiptare

Meta takon Merkelin: Mësimet e nxjerra nga shkuara, aktuale edhe sot

-

Igjendur në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndjekur me shqetësim edhe zhvillimet gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Ai u bëri thirrje palëve për vetëpërmba­jtje dhe respektim të institucio­neve. "Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës, bëj thirrje për vetëpërmba­jtje nga të gjithë për evitimin e konfrontim­eve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojn­ë të lirë dhe duhet të respektohe­n institucio­net", - shprehej presidenti në mesazhin e vet. Ndërkohë që gjatë punimeve të Konferencë­s së Sigurisë, ai takoi edhe kancelaren, Angela Merkel, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, z. Meta vlerësoi mesazhet e përcjella prej saj çështjeve të sigurisë. "Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih. Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partnerite­ti Trans- Atlantik, në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshj­a e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishm­e në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe", shkroi Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania