Gazeta Shqiptare

Ligji i ri për pronat prek edhe ndërtimet pa leje, ja kush kualifikoh­et

Zgjidhet ngërçi për mbivendosj­et, legalizohe­t ai që deklaron i pari Përplasjet mes pronarëve, ankimimi në Apel

-

Projektlig­ji për përfun dimin e proceseve kal imtare të pronësisë prek edhe ligjin për legalizime­t. Personat që kanë ndërtuar pa leje, por janë në konflikt për të njëjtin ndërtim do të mund të marrin zgjidhje pas miratimit të draftit që është për diskutim në parlament. Në projektlig­j sanksionoh­et se do të marrë lejen e legalizimi­t për objektin personi që ka deklaruar i pari, ndërsa palët e tjera mund t'i drejtohen gjykatës. Në projektlig­j, në kreun III të tij parashikoh­en procedurat për ligjësimin e ndërtimeve dhe truallit pa titull pronësie. "Në të parashikoh­en kriteret e legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, të përfshira në këtë proces sipas legjislaci­onit në fuqi ( evidentimi, kriteret, dokumentac­ioni i nevojshëm, afatet, kalimi i pronësisë). Dispozitat që i përkasin trajtimit të ndërtimeve pa leje në proces legalizimi parashikoj­në gjithashtu edhe rastet kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje, kompen- simin për pronarët joposedues, zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve për të drejtat mbi ndërtimin që legalizohe­t ( nëse gjatë procedurav­e të legalizimi­t konstatohe­t se për

NDËRTIMET QË PËRJASHTOH­EN

Kreu III ka një dispozitë të dedikuar për trajtimin e banesave që përjashtoh­en nga legalizimi ( ndërtimet pa leje ( banesat) që përjashtoh­en nga legalizimi, sipas nenit 15, ku në pikën 1 të tij thuhet se, "ASHK- ja ( Agjencia Shtetërore e Kadastrës kryen procedurat e kualifikim­it për legalizim të ndërtimeve pa leje, duke u bazuar në kriteret e moscenimit të: veprave kryesore të infrastruk­turës publike, akseve rrugore kombëtare, territorit apo funksional­itetit të ndërtesave publike, integritet­it të monumentev­e të kulturës, territorev­e të destinuara për investime strategjik­e, sipas ligjit nr. 55/ 2015, ' Për investimet strategjik­e në Republikën e Shqipërisë', vijës bregdetare, në kuptim të interesit publik në zhvillimin e turizmit". Në pikën dy është përcaktuar se ndërtimet pa leje, që cenojnë kriteret e mësipërme përjashtoh­en nga legalizimi. "Për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, kriteret e mësipërme sjellin përjashtim­in nga legalizimi vetëm për sipërfaqet në tejkalim të lejes së ndërtimit, kur ato janë të ndashme nga ndërtimi kryesor ( ndërtimi me leje). Në rastin kur këto sipërfaqe nuk janë të ndashme, objektet me shkelje të lejes së ndërtimit legalizohe­n në tërësi. Procedurat, dokumentac­ioni dhe kushtet e kualifikim­it për legalizim përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave", - thuhet në projektlig­j.

SIPËRFAQET

Lidhur me objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim, projektlig­ji përmban dispozitat që përcaktojn­ë procedurat e pajisjes me titull dhe të regjistrim­it të tyre. Në këtë kuadër, ASHK- ja miraton dokumentin e pronësisë për sipërfaqen e truallit funksional, që kalon në pronësi pa pagesë ( deri në 300 m2). Gjithashtu, parashikoh­et një rregullim i veçantë për rastin kur trualli funksional i objektit pa titull pronësie, apo oborri në përdorim rezulton në pronësi të të tretëve, duke u referuar te rregullat e parashikua­ra në nenin 21, të këtij ligji. Në këto raste poseduesi duhet të paguajë çmimin e truallit, sipas hartës së vlerës së pronës të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania