Gazeta Shqiptare

DORIAN KOÇI:

DEMETRIO LECCA, DHIMITËR LEKA I HIMARËS

-

Leka lindi në 24 prill 1779 në Dhërmi dhe vdiq në Napoli, më 21 prill 1862. Ai bëri një karrierë të shkëlqyer ushtarake, duke arritur gradën e gjeneral brigadieri­t në oborrin e Mbretit të Napolit. Dhimitër Leka u varros në Kishën Ortodokse të Napolit dhe aty gjendet varri sarkofag i tij së bashku me bustin e gdhendur në basoreliev, vepra të porositura nga i biri i tij Achille Leka. Mbishkrimi është në italisht: "Dhimitër Lekës, epirot, tenent gjeneral i ushtrisë napolitane, i urdhrit të Shën Gjergjit të bashkimit dhe Shën Salvadore të Greqisë Shën Anës së Rusisë dhe Shën Mikelit të Bavarisë Kalorës i Kryqit të Lartë, lindur në Drimadhes më 24 prill 1779 vdekur në Napoli më 21 prill 1862".

Atit trim dhe të ndershëm, Akil Leka i ngre në kujtim. Në gurrën popullore shqiptare ai përkujtohe­t nga disa vargje që i ka botuar i ndjeri Llambro Ruci në librin e vet "Zera e Akrokeraun­ëve".

Ç'u hap mandati në drekë,

Hajmedet o Dhimitër Lekë,

Hajmedet se ç'të ka gjetë, gjëndërali i Bregdetë, kapetan i mirë me fletë, në stere edhe ndë detë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania