Gazeta Shqiptare

Lirimi i trafikanti­t Naser Gashi, në kërkim shefi i policisë së Kukësit

Krimet e Rënda, detyrim paraqitje për kreun e ' Kufirit' dhe një zyrtar tjetër Skandali, në pranga efektivi Kujtim Spahia

-

DENONCIMI

Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë në Prokurorin­ë për Krime të Rënda nga zv. drejtori i Hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Pepkolaj akuzonte zinxhirin komandues të Drejtorisë së Policisë Kukës se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim, Naser Gashi. ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë nga zv. drejtori i Hetimit në këtë qark, Shkël- qim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës paraqitet në dalje një person më identiteti­n Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip "Audi" me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer ishte Ron Nimani. Policia e ka përzgjedhu­r Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumente të falsifikua­ra. Ai është transferua­r në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifiki­mit nëpërmjet shenjave të gishtërinj­ve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindje­s 1960, nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 7 vite e 4 muaj burgim. Ai ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe, pasi i mbeteshin edhe 2454 ditë burg për të vuajtur. Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e personit në fjalë, por më pas prokurorja Rita Gjati ka urdhëruar lirimin, për shkelje procedure. Në vendimin e firmosur prej saj thuhet se, "në rastin konkret nuk janë respektuar kërkesat e ligjit për arrestimin në flagrancë dhe në këto kushte duhet të bëhet lirimi i menjëhersh­ëm i Naser Gashit".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Naser Gashi
Naser Gashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania