Gazeta Shqiptare

IMZOT KAÇORRI përballë mbretit të Austro- Hungarisë, FRANZ JOZEFI I

- NGA NDREK GJINI

Askush nuk mund ta mo hoje kontribu tin e vyer të Is mail Bej Vlorës në Shpalljen e Pavarësisë. Por jane te pakte ata qe e dine se pas aktit te Shpalljes së Pavarësisë ai qëndroj ne Shqiperi gjithsejt 42 ditë. Duke mbajtur postin e Kryeminist­rit dhe Ministrit te Jashtem, detyra ia donte, Ismail Bej Vlores, te udhetonte neper bote. Pra për rrjedhoje i bie qe ( de facto) me drejtimin dhe punët e asaj qeverie te jete marre Imzot Nikolle Kaçorri. Se si kane rrjedhur punët me vone për Kaçorrin, kjo dihet. Por dihet pak apo aspak rreth jetes dhe veprimtari­së së tij.

Informacio­ne te bollshme rreth jetës dhe veprimtari­së atdhetare te Imzot Nikolle Kacorrit japin disa artikuj ne Revistën "Leka", e cila dilte ne Shkodër para periudhes se komunizmit. Studimi me i plote deri tani, besoj, eshte ai i Imzot Pren Koles me titull " Imzot Nikolle Kaçorri per mevehtesin­e e Shqiperise", i cili eshte botuar ne revistën "Shpresa" te Prishtines dhe "Zeri i Shen Nikolles" ne Velezhe te Prizrenit.

Imzot Nikolle Kacorri u lind ne vitin 1862 ne fshatin Kre i Bajra- kut te Lures. Babai i tij ishte katolik, ndersa nena muslimane. Arqipeshkv­i i Durresit Imzot Ambrosio pas nje vizite qe beri ne Lure e mori me vete për ta përgatitur per meshtar.

Ne vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko - teologjike për meshtar dhe u shugurua po te njejtin vit ne Shkoder. Sherbeu ne Delbnisht, pastaj u emërua famullitar ne Durres. Papa i asaj kohe e nderoi me "Kryqin e arte", "Per Kishe dhe Pape". Po ne kete vit emerohet edhe Ipeshkv. Ne vitet 1905 - 1907 drejtoi kryengritj­en kundër turqve ne Kurbin.

Ne vitin 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastriri­t se bashku me At Gjergj Fishten e shume atd- hetare te tjere. Fale kontributi­t te tij dhe te disa klerikeve te tjere katolike ne kete kongres kemi sot nje alfabet latin dhe jo turk apo cirilik. Imzot Nikolle Kacori mori pjese ne Kongresin e Elbasanit i cili synonte te korigjonte imazhin negativ te kongresit te Dibres ( korrik 1909) te organizuar prej xhonturqve. Revistes "Leka" flet edhe per gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobe ne te holla te Nikolle Kacorit, nga regjimi xhonturk i asaj kohe, lajme te cilat i boton dhe gazeta "Dielli".

Ja si shkruan gazeta "Dielli" e dates 8.3.1911: "Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar, dhe pa thirr njeri si deshmitar. E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob. Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastr­a kerkoji te zburgosuri­t e Don Nikoll Kaqorrit, dhe e bani temiz per se dyti por gjyqi nuk e liroji".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania