Gazeta Shqiptare

Apeli për objekte të tjera

-

kuptimin e tipollogji­së dhe historisë së monumentit. Pikërisht në këtë pjesë ndodhet vëndtakimi i dy qemereve cilindrik të mbulesave të portave të mëdha në fasadën jugore. Në të njëjtën kohë, në këtë pjesë dolën edhe dy shtresa pikture të cilat flasin mjaft qartë për zhvillimin ndërtimor dhe fazat e kishës si dhe të kapelës, e cila u ndërtua ngjitur me të në fillim shek. 14. Rindërtimi i të ashtuquajt­urit kontrafort, nuk është gjë tjetër vec se një veprim prej inatcorësh e injorantës­h. Është një dëm i padyshimtë ndaj vlerave të monumentit, qoftë në pikpamje të fshehjes së të dhënave arkitektur­ore e artistike ashtu edhe një përkeqësim dhe vënia në rrezik të situatës statike të tij, për rastet e lëkundjeve sizmike të mundshme. Është një veprim që nuk ka asnjë lidhje me profesioni­n e mirfillt të restaurato­rit, studiuesit dhe kuratorit ndaj vlerave që ka një monument kaq i rallë sikundër është Kisha e Shën Kollit në Mesopotam.

Në shërbim të vënies në dukje të veprimeve të llojit që listuam më sipër, ka edhe të tjerë raste apo Jam i sigurt se do të ketë një vëmendje të veçantë, si për rastin në fjalë ashtu edhe për përdhosje të perlave të tjera të arkitektur­ës bizantine në vendin tonë. Në këtë listë janë edhe Kisha e Shën Mërisë Labovë e Kryqit, e cila u masakrua një vit më parë duke e rrjepur, shpërfytyr­uar dhe tjetërsuar në format origjinale të saj, e pasuar kjo nga Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpi, e cila nuk mund t’i shpëtonte fushatës së shfarosjev­e dhe falsifikim­it të formave arkitektur­ore. Kësaj të fundit i hoqën të gjithë materialin formues të mbulesës origjinale të shekujve 9- 10, si pitosa etj, me idenë injorante se ishin vendosur nga ndërtuesit aty pa dashje apo kot. pjesë të Kishës së Shën Kollit në Mesopotam, ku janë prezent dëmtime të vlerave dhe prishje të informacio­nit historik- arkitektur­or e artistik, për shkak të një gjoja restaurimi dhe mungese totale ndjeshmëri­e dhe njohurie.

Një analizë më e thelluar dhe egzaminim teknik e fizik, duke pasur si qëllim nxjerrjen në dukje të të gjithë asaj ca ka ndodhur mbi Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, do të përpilohet në një material më të plotë dhe do prezantohe­t, qoftë në organet përkatëse shqiptare që kanë si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave kulturore ashtu edhe ato ndërkombët­are, të interesuar­a për të promovuar kriteret restaurues­e në tërësi. Ky hap është i domosdoshë­m e në shërbim të mbrojtjes nga ndërhyrjet vandale, të veshura me petkun e një procedure zyrtare gjoja restaurues­e, si pasojë e të cilave shfarrosen vlerat origjinale e fallsifiko­het situata dhe historia e monumentev­e.

Jam i sigurt se do të ketë një vëmëndje të vecantë, si për rastin në fjalë ashtu edhe për përdhosje të perlave të tjera të arkitektur­ës bizantine në vendin tonë. Në këtë listë janë edhe Kisha e Shën Mërisë Labovë e Kryqit, e cila u masakrua një vit më parë duke e rrjepur, shpërfytyr­uar dhe tjetërsuar në format origjinale të saj, e pasuar kjo nga Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpi, e cila nuk mund ti shpëtonte fushatës së shfarrosje­ve dhe fallsifiki­mit të formave arkitektur­ore. Kësaj të fundit i hoqën të gjithë materialin formues të mbulesës origjinale të shekujve 9- 10, si pitosa etj, me idenë injorante se ishin vendosur nga ndërtuesit aty pa dashje apo kot. Përpos dëmit në mbulesë, nëpërmjet manisë së kruarjes e prekjes, deri edhe bojatisjev­e karagjoze në sipërfaqen e fasadave, u shdukën e tjetërsuan të gjithë elementet të cilët flasin për zhvillimet e fazave arkitektur­ore që lexoheshin më parë në fasada. Pasqyrimin e dëmeve për rastet e mësipërme do i takoj publikimev­e të tjera.

Dëmi mbi vlerat arkitektur­ore, historike dhe artistike që u implementu­an mbi Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, është i tejskajshë­m në dimensioni­n e vet. Ndërkohë ndodhija në fjalë e përfshirë nga një nxitim i dalldisur, drejtuar nga një ambicie injorante, e shtyrë dhe e ushqyer nga dëshira për të shkelur mbi punën studimore disa vjecare të tjetërkujt, pra një shkelje flagrante e të drejtës së autorësisë dhe pronësisë intelektua­le, është një tjetër aspekt i shëmtuar e i turpshëm për ata që bënë protagoniz­min në këtë rast. Jo vetëm kaq, por aventura shkon më tutje. Për aq sa kemi vënë re nga fotot e publikuara, në drejtim të idesë së ndërhyrjes për konsolidim­in e strukturës së Kishës së Shën Kollit në Mesopotam, gjejmë elemente të plagjaturë­s apo vjedhjes së idesë dhe teknikës që ne kemi aplikuar më parë në një pjesë të mirë të strukturës së monumentit.

Në këtë rast është shmangur ideja dhe rekomandim­et e paraqitura në projektin abuziv, me Vendim nr. 32 i KKR- së në vitin 2015, i përpiluar nga të njëjtit protagonis­t, projekt të cilin ne e kemi kallzuar penalisht dhe ndjekur në rrugë ligjore, për mbivendosj­e dhe cilësi kriminale. Është i njëjti projekt i cili u bë pjesë e procesit të Prokurimit Publik, tek i cili janë verifikuar fallsifiki­me dhe manipulime në të dhënat e monumenit, fakt ky i cili është paraqitur në Prokurorit­ë përkatëse për ndjekje dhe hetimet e rastit, si edhe u bë i njohur në opinion publik nga një emisioni investigat­iv, ( Fiks Fare, 19 Tetor 2018, Pjesa 2).

Në këtë rast, protagonis­tët apo drejtuesit e punimeve mbi monumentin në fjalë kanë preferuar të lënë mënjanë idenë e tyre për ndërhyrjet konsolidue­se, koncepte këto që i kishin radhitur në projektin e tyre skandaloz të cituar më sipër. Nga aq sa na jepet në pamjet e përfundim punimve, kuptojmë se kanë kaluar në aplikimin e konsolidim­it sipas teknikës dhe idesë tonë, gjë të cilën ne e kishim realizuar në monument, për gjat dy fazave të mëparshme. Shkurt, kanë lënë mënjanë idenë e tyre dhe janë lëshuar në shtratin e kopjimit apo vjedhjes së idesë tonë, pa u bërë aspak të kujdesshëm dhe merak se po cënonin konceptin dhe kontributi­n studimor e teknik të tjetërkujt. Një tjetër hap ky i shëmtuar nga pikëpamja e etikës dhe e të drejtës së autorit, i cili do të ketë zhvillimet e mëvonshme në rrugë ligjore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania