Gazeta Shqiptare

NJË SY DHE NJË PIRAMIDË

-

Te varret, në mes të Ballkanit nuk po e njohim as vetveten.

Kam ardhur sot për të mos u larguar nesër. Nga rrënojat e Trojës e te rrënoja e Trojës Gjarpëri e puthi Helenën.

Në varr për të pushuar.

Mjafton nata nga nata. Për t'u parë mes dashurisë dhe sfidave, mjaft me këto mashtrime të këngëve patriotike.

Sa më shumë që i afrohemi Hënës, aq më pak kemi se çka të flasim për Hënën.

Kur jetohet me çmimin e famës është e pamundur ta mbushim ditën me gëzime.

Nuk e kuptojmë pse nuk na doli e mirë asnjë histori.

Duke dashur të krahasohem­i me yllin e afërt, verbërisht përpiqemi ta kuptojmë zemrën e humbur.

Kur vazhdon loja me zjarrin, jeta na vie si mashtrim dhe shkojmë në mal për ta takuar gjarprin.

Prej tij kërkojmë pak helm.

Për ta fituar zemrën e luanit, pa e pyetur as jetën, as vdekjen.

Ndodhi ajo që ndodhi.

Nga thellësitë e shpirtit.

Me një këngë, me një pllakë të prishur gramafoni, kur heshtja flet më mirë, për fjalën asgjë.

Të kuptosh se kush të plagosë e kush të shëron.

Çdo të thotë kjo?

Shpirt të lutem ke durim!

Më mire është të ruhesh e të mos bësh budallëqe.

Dhe duhet të flasim pse s'kemi për çka të flasim.

Mesnatës dhe ditës, as ulurimë e ujkut nuk dëgjohet.

Ndodh ajo që ndodh.

Nata mbushet me ëndrra.

Dita me mashtrues sojlinj.

Ne të tjerët kërkojmë një pushim.

Duhet të nisemi.

Të gjejmë fajtorë.

Betejës së ligjeve t'i flasim për ligje me të cilat dikush duhet të dënohet.

Shkurt e shqip, të vazhdojnë hetimet.

Për një moment të caktuar kur duhet të ndalemi.

Të dijmë pse të ndalemi.

E vetmja gjë fisnike që na ka mbetur është të dijmë pse jetojmë.

Kur kthehemi e prapë shkojmë.

4.

Mes Detit të Zi e Detit të Vdekur, me vite e shekuj historia na vinte si thikë pas shpine. Pas shumë fillimeve i humbëm të gjitha luftërat.

Kujt i u kemi falënderua­r nuk e di. Ata që na kanë lexuar mendjen kanë shkuar më larg se larg.

Gjatë luftës së fundit, a jemi takuar me zjarrin që dogji malin?!

Tani më s'kemi kohë për asgjë më të mirë. Zgjedhja më e mirë është pritja.

Më falni, po ku mbeti përshëndet­ja me grushtin lart të komunistav­e? Me një emër që përsëritet, na doli si provokim!

R5.

Patriotët sojlie dhe pas luftës pa fije turpi vazhdojnë lojën me letra mashtruese.

Populli nuk ka çka të rrezikojë më shumë. Me fatin e vet po e kalon jetën nga dita në ditë. Nën mëshirën e legjendave kanë kaluar dymijë e pesëqind vjet kur Leka i Madh

Pushtoi Egjiptin.

Nga ajo kohë e nga ajo luftë e nga ato rrënoja e ato legjenda dolën në dritëshumë mite. Perëndia i Besimit shumë çka pa.

Nga mbidoza e besimit kishte rënë në gjumë të thellë.

Kur është zgjuar është bërë më i fortë.

E pa se gjumi e kishte tradhtuar.

Vonë, shumë vonë, duke kaluar kufirin, e humbëm rrugën, edhe për njëqind vjet të ardhshme.

Nga të gjitha ato e këto luftëra.

Nga ato e këto rrënoja, për ta përdorur magjinë, dollari amerikan e ka të vizatuar një sy dhe një piramidë.

Janar, 2019

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania