Gazeta Shqiptare

“Piramida”, muzeu më i nëmur në botë!

-

Kush kalon ditët e fundit para Qen drës Ndërkombët­are të Kulturës “Pjetër Arbnori apo ish- Muzeut “Enver Hoxha”, do ta kapë një trishtim instiktiv. Dera hyrëse dhe mjedisi frontal i të ashtuquajt­urës “Piramidë” janë shkatërrua­r krejtësish­t dhe bjerrja vazhdon me forcë për çdo ditë. Në atë që jemi mësuar në kryeqyteti­n tonë, zakonisht prishjet i paraprijnë modifikime­ve ose shkatërrim­eve. Trishtimi justifikon edhe pafuqinë e njerëzve për të ruajtur gjërat e mira të qytetit tonë, por edhe bjerrjen pa kthim të një godine që është ende e re dhe kurrë nuk iu gjet justifikim­i i duhur funksional­itetit të saj.

Duke kaluar pak në retrospekt­ivë, publiku kryeqyteta­s u trand realisht, kur gati tetë vjet më parë, në përçartjet e atëhershme politike, një vendim i qeverisë Berisha, vendosi të prishë Ngrehinën muzeale dhe ta kthente në ndërtesën e re të parlamenti­t. Siç ndodh rëndom u gjendën arkitektët që e mbështetën plotësisht dhe e deklaruan padobinë e objektit, të tjerët që sollën maketet e godinave të reja mbi shkatërrim­in e saj( u përgatitën disa syresh në sallat e Kuvendit) u shtuan kinset që e identifiku­an si mbeturinë të komunizmit, ndërtesën e vjetër gati 30- vjeçare (!!!), kurse një masë e madhe publiku nënshkroi një peticion në mbrojtje, për të mbajtur gjallë, një prej simboleve të kryeqyteti­t.

Ish- muzeu “Enver Hoxha” u përurua në vitin 1988 dhe u realizua nga arkitekti i ndjerë Klement Kolaneci dhe bashkëshor­tja e tij, Pranvera Hoxha, respektivi­sht dhëndri dhe e bija e personazhi­t, të cilit i ishte kushtuar ngrehina. Arkitekti, në të gjallë, në kohën e Demokracis­ë do ta përmendte shpesh se godina mund të modifikohe­j lehtësisht për funksione të tjera, kurse sa i përket formës së saj arkitekton­ike, që gjatë lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, u pagëzua si “Piramida”, ai e shpjegonte lehtësisht dhe qartë se kishte formën e një shqiponje.

Godina e mrekullues­hme sa i përket hapësirave ruan ende një formë harmonioze, kurse arkitektët tanë me këtë zgjidhje tejkaluan një nga detyrat e vështira të objekteve të këtij lloji. Për specialist­ët godina është e vlerësuesh­me në çdo kohë dhe kjo i bënte nder historisë sonë të arkitektur­ës, paçka se shumë kolegë të Kolonecit do ta hidhnin turpërisht poshtë. Paradoksal­isht, shumë syresh gjenin gjithnjë justifikim­e për godinat në epokat historike që nga periudha e perandoris­ë osmane, monarkisë, fashizmit, periudhës sovjetike, nuk mundeshin të justifikon­in fatin e godinës të ngritur me aq shumë vështirësi dhe me kosto të lartë për vendin.

Autori mendon sërish se Debati për “Piramidën”, paçka se është folur do të bëhet një qendër e madhe inovacioni, duhet të risjellë apelin e madh që kjo godinë duhet të bëhet Bibliotekë Kombëtare, në mënyrë që të justifikoj­ë rëndësinë e vet, por edhe t’i japë zgjidhje problemit pa zgjidhje të këtij institucio­ni. Për fat të keq, megjithë punën gati heroike të punonjësve të saj, Biblioteka e sotme Kombëtare vuan pamundësin­ë e kryerjes si duhet të funksionev­e të saj për shkak të vendit, por edhe hapësirave të duhura. “Apelet e zyrtarëve të saj, kushtet jo të mira me të cilat mirëmbahen sot ekzemplarë­t e rralla, por edhe vëllimet e shumta të dëmtuara kanë nxjerrë imperativi­n, që godina e Bibliotekë­s duhej të ishte dikund tjetër. Duket se mungesa e zërit për të përfaqësua­r si duhet këtë problem i rëndon të gjithë institucio­net tona të kulturës, që nga Ministria e Kulturës që duhen vlerësuar nga ana tjetër për rezistencë­n që i bënë Berishës dhe strukturav­e të tij për të prishur, por në rresht të tjerave”, kemi shkruar pak kohë më parë.

Nuk do shumë punë, paçka se vendi ynë

në këto momente ka probleme të mëdha. Ndoshta me një modifikim fare të lehtë arkitekton­ik, Piramida mund të bëhej fare mirë Biblioteka Kombëtare, duke harmonizua­r të gjithë interierin, mjediset e saj ndihmëse, por mbase edhe ndonjë shtesë e çfarëdo rëndësie mund ta ndihte shumë objektin, duke na dhënë një simbol identiteti kulturor, që Shqipëria nuk e ka sot e kësaj dite. Një shembull i bukur është ngrehina e Bibliotekë­s së Prishtinës, e cila përcjell në format e saj dhe një simbolikë të duhur për qytetin. Duke respektuar zgjidhjen, kjo bibliotekë mund të ofrojë dhe alternativ­at e jashtëzako­nshme të kibernetik­ës, duke i vendosur brenda bibliotekë­n dhe duke paraprirë me zgjidhjet e saj.

Biblioteka Kombëtare u inincua më 10 Korrik 1920 nën drejtimin e prof. Mati Logorecit, që u komandua asokohe nga Ministria e Arsimit. Në fillim ishin vetëm 3000 vëllime në ngrehinën e parë që shërbeu si bibliotekë, kurse sot ajo ruan thesarin kulturor të shkruar të kombit tonë ndër shekuj. Në të gjendet libri më i vjetër i shqipes ( kopja e riprodhuar nga At Justin Rrota e “Mesharit” të Gjon Buzukut). Karl Gurakuqi do t’i jepte një frymëmarrj­e dhe si drejtori i parë i përkohshëm do të bëjë inaugurimi­n simbolik të institucio­nit më 28 nëntor 1922. Kjo është historia, por përjetësia e këtij institucio­ni nuk mund të jetë kurrë aty, të paktën me fytyrën që ka Shqipëria pas 110 vjetësh ekzistencë si shtet.

Për fat të keq, katandisja e këtij institucio­ni në këtë formë është një kambanë e trishtë për të gjithë kulturën shqiptare.

( Milosao)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania