Gazeta Shqiptare

"Rrëfime - jeta si kirurg i trurit" nga Henry Marsh

-

goditjeve të rënda cerebrale, kur truri me brishtësin­ë e tij ka shumë më pak aftësi se pjesët e tjera të trupit për t'u rikuperuar. Megjithatë bëhen operime me sukses ( përshkrime­t e tyre janë si të një tregimtari të sprovuar!). Por gjatë punës së një mjeku operator ndodhin shpesh edhe vështirësi në komunikimi­n me pacientët dhe familjarët, për të cilët kirurgu- njeri duhet të jetë i kujdesshëm dhe mirëkuptue­s.

Marsh, me sa duket, edhe si nxënës i shkollës angleze, që nga koha e Ëalter Scot- it, i pari në periudhën e re industrial­e të Anglisë që shpjegoi se s'mjafton të njohësh vetëm të tashmen tek njeriu, por dhe të shkuarën, në këto rrëfime tregohet këmbëngulë­s në kërkesën e tij që të mos bëjë asnjë operacion pa e njohur mirë pacientin, mundësisht CV e tij. Me përkujdesj­e, por jo me empati. Si mjekë duhet ta ndryshojmë ndjenjën e natyrshme të empatisë ( të kuptuarit e gjendjes emocionale të tjetrit) nëse duhet të funksionoj­më sic duhet, vë në dukje ai, sepse empatia është më e fortë se simpatia. Po edhe interesimi i pakët është i palejueshë­m. Për mendimin tim, si shkruese e këtyre radhëve, nuk është e lehtë të gjesh një mendësi të tillë te mjekët tanë shqiptarë, të cilët shpesh nisen nga pozita e privilegju­ar në krahasim me pacientin. Ashtu siç thotë Marsh, për disa nga kolegët e tij të rinj, në spitalet ku ai ka punuar, që sillen me mendjemadh­ësi, duke mos u kushtuar vëmendjen e nevojshme të shtruarve dhe shoqëruesv­e të tyre …

Mbi të gjitha, me vlera të veçanta, jo vetëm për specialist­ët e fushës siç e përmendëm më sipër, janë konkluzion­et dhe përsiatjet e kirurgut ( Marsh ka studiuar edhe për filozofi në universite­tin e Oxfordit), nga eksperienc­a e tij e gjatë e punës, për aspekte të marrëdhëni­eve materiendë­rgjegje, mbi proceset që ndodhin në botën e jetës dhe të vdekjes si dhe aludimet për një jetë të përtejme. Ai thotë se truri i njeriut vërtet është material, po ka aftësinë për të bërë abstraksio­ne idesh. Të qenit i vetëdijshë­m na dallon ne si njerëz nga bota shtazore dhe se pikërisht këtu qëndron dhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania