Gazeta Shqiptare

"Rrëfime - jeta si kirurg i trurit" nga Henry Marsh

-

duhej të kishin qenë më të kujdesshëm për të sjellë në një shqipe të pastër dhe gramatikis­ht korrekte materialin, që në disa raste lë për të dëshiruar. ( Vërejmë nga shënimet shoqëruese të librit, pas frontespic­it, se materiali i përkthyer ka dalë nga shtypi pa u parë as nga një korrektor e jo më prej një redaktori, që mund të kishin lehtësuar edhe punën e vështirë të përkthyesv­e). Duket qartë se duke e vlerësuar lart përmbajtje­n dhe të tërhequr prej saj, mjekët përkthyes nuk i kanë vënë rëndësi gjuhës së përkthimit. Po japim vetëm disa shembuj. 1) Siç janë rastet kur përkthimi është bërë sipas sintaksës së gjuhës angleze që nuk mund të jetë e ngjashme me atë të shqipes. Ka ndodhur kur kryesisht fraza fil- lon me fjali të varura dhe fjalia kryesore mbetet në fund, çka e bën atë të sforcuar. Edhe përsëritja disa herë e së njëjtës fjalë në të njëjtën frazë, kur fare bukur mund të gjendej i barasvlefs­hmi i saj, e rëndojnë atë. 2) Teksti i përkthyer mund të ishte pastruar nga shumë fjalë të huaja turqizma, italianizm­a, madje anglicizma, apo edhe dialektali­zma që i kanë shumë të sakta përgjegjës­et në shqip ( i jap karar = vendos, kallëp tradiciona­l = mënyrë tradiciona­le, me zor = me vështirësi, sikletos = shqetësoj, refuzoj = kundërshto­j, ineficienc­ë = paaftësi; ndeshim përdorim pa vend të dialektali­zmave si: i shakmisur = i ngatërruar, bojë për trup njeriu, on- call = mjek roje ( pranë telefonit) etj. etj. 3) Nga një kalim i sipërfaqsh­ëm i tekstit shpeshherë përkthehet në shqip fjala jo në kuptimin e duhur ( një shembull tipik kur library përkthehet librari dhe jo bibliotekë siç del nga konteksti dhe është kuptimi në anglishte, ose kur padashur përdoret një koncept për një tjetër: gjendje për gjindje, ose statut për status) etj. 4) Në libër ka shumë raste kur cilësorët e përdorur pa vend e bëjnë të pasaktë mendimin: karrocë kashte për karrocë me kashtë, Bujtina e natës së dytë për Bujtina ku ndejtëm natën e dytë, ose pyeta gjerësisht sallën, si pyetet gjerësisht? Ose Leksioni im fliste, si mund të flasë leksioni? Ishim takuar vetëm shkurt domethënë ishim takuar për një kohë të shkurtër etj. 5) Rëndom trajtat e shkurtra të përemrave vetorë janë përdorur në mënyrë të ngatërruar p. sh. ju bashkova grupit për iu bashkova grupit etj. 6) Nga një pakujdesi ortografik­e ndodh që të mos shprehet në mënyrë korrekte mendimi: p. sh. nuk del i qartë dallimi midis perëndimit si anë e horizontit dhe Perëndimit si vendvendos­je gjeografik­e etj.; ose rasti i përdorimit të fjalëve të përngjitur­a që nuk kuptohet se për ç'arsye ndahen me vizë në mes p. sh. tetëorësh, vetë- respekt etj.

Si përfundim është meritë e përkthyesv­e Mentor Petrela dhe Florian Dashi përzgjedhj­a e një libri të tillë që ka pasuruar serinë e kujtimeve të njerëzve të shquar në bibliotekë­n e librit shqip. Një përpjekje e suksesshme e mjekëve përkthyes, ( kush do ta bënte më mirë se ata që janë specialist­ë të së njëjtës fushë me autorin e librit!) duke u përpjekur të zbulojnë dhe të sjellin shqip një karakter të veçantë në një fushë interesant­e për lexuesin shqiptar, pavarësish­t vërejtjeve për përsosmëri që ndoshta mund t'i shërbenin një ribotimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania