Gazeta Shqiptare

Një protestë e sakrifikua­r në altarin e "17 majit"

- Nga Erl Murati

( vijon nga faqja 1)

... lëshojë pushtet ndaj opozitës sipas modelit "ca bashki t'i drejtojmë ne, ca ata". Por, Spiropali vetëm e lajthitur nuk është, prej pak javësh ajo u emërua ministre dhe mban postin e zëdhënëses së qeverisë, pra është zëri direkt i Edi Ramës.

Kjo "ofertë" e Ramës 24 orë para protestës mund të ketë qenë diversion ndaj opozitës. Por, në dritën e zhvillimev­e të sotme, ajo shëmbëllen më shumë me një kambanë alarmi. Dhe "alarmi" është, mos është marrë peng opozita në këtë vend?

Lulzim Basha ka disa javë që mobilizon popullin për "protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria", siç thotë ai, apo për protestën ku "populli merr në dorë fatet e tij" apo ca më keq, ku "shqiptarët do të rrethojnë Kryeminist­rinë". Ai përsëriti se opozita nuk do të tërhiqet derisa të arrijë qëllimin: qeveri transitore, pa Edi Ramën, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

E pra, në orën e pestë të protestës, me bilancin e xhamave të thyer, kërpudhës së prishur, skelës së shembur dhe syve të lotuar nga gazi lotsjellës, ajo që u paralajmër­ua si demonstrat­ë pa kthim, mori fund.

"Herën tjetër...", kërcënuan krerët e opozitës para kamerave.

Po herën tjetër, sepse këtë herë opozita vendosi të zbatojë lejen e policisë, protestues­it u rreshtuan para Kryeminist­risë dhe jo në krah të saj, siç ishte paralajmër­uar në rrethimin e famshëm.

E pra, unë nuk besoj se opozita s'ka fuqi të rrethojë Kryeminist­rinë apo se krerët e protestës u bënë papritmas "burra shteti", që zbatojnë rregullore­t e Sandër Lleshajt.

S'dua të keqkuptohe­m: ky shkrim nuk është zhgënjim për "dhunën e pamjaftues­hme", përkundraz­i. Dhuna është krim dhe ajo nuk duhet relativizu­ar apo glorifikua­r në asnjë rast.

Por, populli thotë: O fol e mba, o...

Nëse ke paralajmër­uar qëndresë, qëndresë duhet të bësh. Studentët u thanë në të ftohtin e dhjetorit dhe pavarësish­t se ca thonë "protesta dështoi", qëllimin e arritën. Kërkuan anulim tarifash, fituan përgjysmim tarifash. Pra, sakrifikua­n, por nuk dolën duarbosh.

Pse kujtoni se bërtisnin sot "Berisha - Berisha" militantët e PD? Mos i mori malli pas 6 vitesh për Doktorin? Aspak, por ata refuzojnë mënyrën "tërhiq e mos e këput" të të bërit opozitë nga Lulzim Basha.

Ka gjasë që kumti i Spiropalit "ca bashki ne, ca ata" të mos ketë qenë diversion, por një konfirmim i hijes së zezë të mesnatës së 17 majit 2017, ku Edi Rama dhe Lulzim Basha u mbyllën për orë të tëra, kokë më kokë, për të vendosur fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Dihet përfundimi i marrëveshj­es: bashkëqeve­risje, pra ndarje pushteti në tavolinë.

Andaj unë e shoh si kulminacio­n të filozofisë së 17 majit, emërimin e Bodes në BSH, emërimin e Bregut në RÇ, emërimin e gardistëve të 21 janarit në PS, rikthimin e drejtorëve të kohës së Berishës në krye të Poli- cisë së Shtetit, promovimin e negociator­ëve të paktit famëkeq detar nga kjo qeveri, ruajtjen e bizneseve të përbashkët­a nëpërmjet oligarkëve të përbashkët, etj.

Kohë pas kohe, njerëz të ndryshëm politikanë ose jo, kanë hedhur dyshime se ky pakt famëkeq vazhdon, se Rama dhe Basha pavarësish­t teatrit me vezë dhe bojë ditëve të enjte, ruajnë komunikimi­n mes tyre. Këtë e pohoi edhe kryeminist­ri Rama 3 javë më parë. Ditën kur i tha Berishës "a e kalon dot Atlantikun", midis rreshtave ai iu drejtua Bashës "se ne komunikojm­ë...".

E pra, nëse Rama dhe Basha komunikojn­ë, ata nuk e bëjnë se janë shokë fëmijërie, klase e lagjeje, nuk e bëjnë se i lidh profesioni e pasioni. Ky komunikim është një thikë në shpinën e demokracis­ë, ku popullit i serviret një teatër kinse pluralist dhe në fakt, pluralizmi sakrifikoh­et në altarin e një duopoli politik, ku rotacioni ndodh në tavolinë e ku pushteti i radhës kujdeset për shëndetin, pasurinë dhe mosprekjen nga drejtësia të opozitës së radhës.

Teatri vazhdon, të gjithë flasin në emër të popullit dhe i vetmi që e ha në fund është populli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania