Gazeta Shqiptare

Shuplaka që nuk erdhi nga studentët

-

të indoktrinu­ar, as të hipnotizua­r. Nuk shkonin si delet qorre pas cjapit partiak të hazdisur. Ishin aty për llogari të mjerimit që nuk po arrijnë ta shkëpusin, ta heqin qafe si një zhele të vjetër, nga shpatullat e kërrusura. Ishin për sytë e shndritshë­m të fëmijëve të tyre, që jo çdo ditë arrijnë të mbushin barkun plotësisht me bukë. Ishin për varfërinë e skajshme dhe mungesën e thekur të perspektiv­ës, të shtruar këmbëkryq në vatrat e tyre. Dhe këtyre njerëzve kjo qeveri nuk ka çfarë tarifash studimi t'u përgjysmoj­ë. Po, mund të bëjë shumë për ta, se u ka borxh mirëfilli shumë. Një mijë punë që deri tani nuk i ka bërë. Ja përse qeveria duhet të ndihet në faj dhe me turp sot nga ajo që pa dje në bulevard. Opozita ishte në të drejtën e saj dje, kur mori zemër dhe forcoi radhët, nga jopartiakë­t që pa. Duke fituar kurajë ( i duhet vërtet shumë) për protesta të reja ( kuptohet, më të pakta në numër demonstrue­sish). Policia jonë më në fund tregoi standardin e munguar prej 28 vitesh tashmë, për vetëpërmba­jtje dhe kundërvepr­im profesiona­l. Të lënduarit që të gjithë ( protestues, policë dhe madje edhe gazetarë) u ndihmuan dhe u transportu­an menjëherë në spital nga ambulanca që qëndronin pak metra larg zemrës së protestës. Gjithçka e organizuar mjeshtëris­ht nga të dyja palët ( protestues­it dhe mbrojtësit e institucio­neve shtetërore - struktura që na përkasin të gjithëve). Nuk u panë protestues të armatosur me armë vrastare, edhe pse disa syresh kishin dhe hodhën bomba molotov ( shishe me lëndë djegëse). Policia që përballoi valën e protestues­ve ishte e paarmatosu­r, sikurse kishin këshilluar me të drejtë ndërkombët­arët. Pyes për zogjtë lajmëtarë të dhunës ditë më parë të protestës, dje gjatë saj dhe sot: çfarë do të thotë të çosh deri në fund dhunën e nisur, të shohësh në flakë që nga themelet godinën e Kryeminist­risë së vendit tënd? Kjo është të çosh deri në fund një dhunë të paralajmër­uar dhe të filluar? Kjo është zgjidhja e kapjes së shtetit nga kjo qeveri e sotmja? Kështu do t'i zgjidhim hallet e qytetarëve tanë? Dje fitoi realisht e gjithë Shqipëria. Dje, edhe pse dhuna ( me aq sa arriti të kryhej) mori kamerat dhe titujt e mediave perëndimor­e, gjasat e integrimit dhe ' Po'së së Brukselit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në familjen e madhe evropiane, nuk morën një goditje fatale. Ishte një protestë e madhe e opozitës, me shashka, tym e gaz lotsjellës, si dhe pak shkatërrim prone publike, që mund të ishte zhvilluar po njësoj në qendër të Athinës, Romës apo edhe Parisit të batërdisur nga protestat mujore të ' xhaketave të verdha'. Për të gjitha këto arsye, ndjeva ngazëllim brenda vetes dje, thjesht si qytetar, pse si qindra mijëra të tjerë kisha menduar me frikë për shumë më keq. Por nuk humbëm jetë njerëzish dje! Fituam një shuplakë të fortë jopartiake që do t'i bëjë mirë kësaj qeverie, po të arrijë ta dallojë dhe lexojë. Por vallë, a do të arrijë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania