Gazeta Shqiptare

Rama: Opozita goditi Shqipërinë në sytë e botës, u dha material skeptikëve

"Çfarëtrish­timipasqyr­aeshëmtisë­sëdjeshme ( pardjeshme)"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka akuzuar opozitën e djathtë se me protestën e saj dhe me aktet e dhunës ndaj institucio­nit të Kryeminist­risë dëmtoi mbi të gjitha imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombët­arëve. Dhe për këtë ai i është referuar pikërisht pasqyrimit që media të njohura ndërkombët­are i bënë protestës së opozitës, në datë 16 shkurt në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryeminist­ri Rama thekson se protesta nuk i bëri dot asgjë qeverisë, por veçse goditi imazhin e vendit tonë në sytë e të huajve. Madje ai thekson se imazhet që përcollën mediat e huaja akteve të dhunës ndaj godinës së kryeminist­risë mund të përbëjnë një shkas edhe për ato vende që skeptike ndaj hapjeve të negociatav­e dhe vijimit më tej të procesit të integrimit të Shqipërisë. "Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatav­e me BE # TURP", - shkroi Rama dje në "Twitter". Ndërkohë që media tradiciona­le dhe online i bënë një jehonë të gjerë protestës së ditës së shtunë në Tiranë, duke evidentuar dhunën ndaj institucio­nit të qeverisë. ' Euronews' i bëri një pasqyrim në kohë reale ngjarjeve duke evidentuar sulmin ndaj selisë së Këshillit të Ministrave. "Protestues­it nisën të shkallmojn­ë dyert e zyrës së Kryeminist­rit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsion­it qeveritar", - shkroi "Euronews" që e transmetoi të gjithë tubimin online. Ndërkohë që media amerikane "Washington Post" në versionin online i kushtoi një artikull të gjatë ngjarjeve në Tiranë, ndërsa thekson faktin se mijëra qytetarë protestuan kundër qeverisë të cilën e konsideroj­në të korruptuar. "Washington Post" shkroi se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri u përplasën me policinë në një protestë antiqeveri­tare, ndërsa çanë kordonin e policisë duke tentuar të futen edhe në kryeminist­ri. Ndërsa "Reuters" shkroi se "protestues­it, pasi hodhën bomba molotov u përpoqën të thyejnë xhamat e Kryeminist­risë, duke i goditur me mjete të forta". Media tjetër italiane "La Republica", gjithashtu, e vuri theksin tek dhuna e treguar në

protestë dhe përpjekjet për t'u futur në Kryeminist­ri. "Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqyteti­t shqiptarë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeminist­rit. Protestues­it, të organizuar

nga Partia Demokratik­e, thyen kordonin e policisë duke kërkuar të futen në Kryeminist­ri me dhunë", - shkroi ' La Republica'. Ndërsa "Vorriere della Sera", publikoi një shkrim të Alessio Vinccit, ish- koresponde­ntit të CNN, ku e konsideron­te protestën jo

PASQYRIMI

"Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatav­e me BE # TURP", - shkroi Rama

fryt i revoltës qytetare, por produkt i përplasjev­e politike. Ndërkohë që media kryesore greke "Ta Nea", duke iu referuar fjalimeve të kryedemokr­atit Basha thekson se policia i la vetë protestues­it që t'i afroheshin godinës për të ushtruar dhunë.

 ??  ?? Protesta e fundit e opozitës para Kryeminist­risë
Protesta e fundit e opozitës para Kryeminist­risë
 ??  ?? Protestues të opozitës duke sulmuar Kryeminist­rinë
Protestues të opozitës duke sulmuar Kryeminist­rinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania