Gazeta Shqiptare

Vendimi i PD për mandatet, PS: Basha ka vendosur të djegë opozitën

-

Pasi

Basha deklaroi dje se do t'i propozojë grupit parlamenta­r dhe forumeve më ta larta djegien e mandateve të deputetit, edhe menjëherë një reagim nga radhët e socialistë­ve. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ky vendim i PD- së krahas të keqes e ka edhe një të mirë. Ajo thekson se e mira është se nuk do t'i marrin më rrogat për të ndotur me bojë e baltë parlamenti­n. "Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t'i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamenti­n me baltë e bojë!", - shkroi Spiropali. Ndërkohë që dy ditë më parë, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur në News 24 për skenarin e djegies së mandateve deklaroi se kjo nuk kishte për të ndodhur pasi kryetarët e dy forcave kryesore politike të opozitës nuk i lëshonin mandatet e tyre. "Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës dhe nuk i lëshojnë mandatet. Le të mbyllet këtu ky diskutim. Nuk i lëshojnë mandatet. Ata bëjnë çdo gjë. U betuan që nuk do të vinin më në Kuvend dhe sa u plotësua 6 mujori erdhën aty si pulat pa dhënë asnjë arsye pse munguan", - tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania