Gazeta Shqiptare

PDIU: Po, propozimit të Bashës. Ndoka: Nuk ka qëndrim të opozitës

-

Propozimi

i kryetari të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve ka gjetur mbështetje­n e një pjese të aleatëve të tij. E para që u shpreh publikisht pro këtij propozimi ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e Shpëtim Idrizit. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat PDIU ka mbështetur propozimin e Bashës ndërsa ka kërkuar zgjedhje të parakohshm­e dhe krijimin e një qeverie tranzitore. "PDIU mbështet vendimin e PD- së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjsh­me ka për të zgjidhur krizën shumëdimen­sionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësim­i, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshm­e dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë. Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo- në e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë", - thuhet në këtë deklaratë. Po ashtu edhe PDK e Nard Ndokës ka mbështetur në parim një propozim të tillë, ndonëse deklaron se nuk ka një vendim të opozitës për këtë çështje. "Nuk ka një qëndrim si opozitë e bashkuar. Unë në parim jam dakord", - tha Ndoka i pyetur nga ' Gazeta Shqiptare'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania