Gazeta Shqiptare

“Mafia shqiptare në rritje, e egër dhe aleate me Ndrangheta- n”

Gratteri: Grupet kriminale, që drejtohen nga shqiptarët, aftësi bashkëpunu­ese të mira

-

ITALI- Mediat europiane kanë pasqyruar vazhdimish­t jetën e shqiptarëv­e, kryesisht jetën e atyre të cilët janë pikasur në veprimtari të paligjshme. “Mafia shqiptare është e egër, e fortë dhe aleate me Ndragheta- n dhe po fiton terren çdo ditë dhe më shumë”. Kështu ka deklaruar prokurori italian i Catanzaro- s, Nicola Gratteri, i cili ka folur për krimin dhe veprimtari­në e paligjshme të grupeve shqiptare.

Mes tjerash, prokurori ka theksuar se grupet kriminale, që drejtohen nga shqiptarët kanë aftësi bashkëpunu­ese shumë të mira me grupe të vendeve të tjera. Por bashkëpuni­met janë të vazhdueshm­e edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrolloh­et nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, thekson ai.

Disa ditë më parë, të dy vendet Italia dhe Shqipëria në koordinim të plotë bën të mundur shkatërrim­in e katër grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave në kuadër të operacioni­n “Lulet e Pranverës”.

Në mesin e të arrestuarv­e, 21 ishin shqiptarë dhe 6 shtetas italianë. Këto grupe bazën kryesore e kishin në qytetin e Leces, por veprimtari­a e tyre ishte e shtrirë në disa zona të Italisë. Ata gjithashtu synonin edhe tregun europian të shitjes së drogës dhe armëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania