Gazeta Shqiptare

Identifiko­het aksidentue­si i 24- vjeçarit, ja çfarë ndodhi

-

Policia

e Elbasanit ka identifiku­ar dhe ndaluar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një 24- vjeçari të ndodhur më 13 shkurt 2019. Specialist­ët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorgani­zuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbullua­ra bënë identifiki­min dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G. H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale H. P., 51 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale "Moskallëzi­m krimi" dhe "Kallëzim i rremë". Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania