Gazeta Shqiptare

Kosova festoi pavarësinë, 11 vite shtet

Thaçi: Shpallja e Pavarësisë institucio­nalizoi përpjekjet për liri Pompeo dhe politikanë­t shqiptarë urojnë kosovarët

-

Ditën e djeshme, me ak tivitete të ndryshme është shënuar 11- vjetori i Pavarësisë në Kosovë. Parakalimi i ushtrisë për herë të parë me mision ushtarak ishte e veçanta e këtij përvjetori. Ngritja e flamurit shtetëror të Kosovës që në mëngjes ka shënuar nisjen e aktivitete­ve për nder të 11- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E veçanta e këtij përvjetori ishte parakalimi i ushtrisë së Kosovës për herë të parë me mision ushtarak. Kujtojmë pak nga historiku i këtij vendi se zanafilla e kësaj dite vjen ka çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës si dhe provokimet e qarqeve ekstremist­e serbe të cilat sollën protesta të dhunshme në vitet 1999 dhe 2000. Ato shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat dëmtuan imazhin ndërkombët­ar të Kosovës. Formimi i enklavave serbe në mes të Kosovës dhe përqendrim­i serb në veri vazhdonte të pengonte kthimin e të zhvendosur­ve, shqiptarë dhe serbë. Bisedimet për statusin final të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rezultuan pa marrëveshj­e. Kompromisi i ofruar nga pala kosovare parashihte Kosovën si shtet të pavarur shumetnik, si pikë në mes të bashkimit me Shqipërinë ose mbetjen nën Serbi, kurse pala serbe propozoi disa versione të ndryshme për autonomi. Kombet e Bashkuara, në ndërkohë, dërguan përfaqësue­s të tyre ish- kryetarin finlandez Martti Ahtisaari, i cili nxori më 2007 Planin Gjithëpërf­shirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur me të drejta të zgjeruara për pakicat, sidomos serbët. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistan­i ishin vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA- të, Britania, Gjermania dhe Franca. Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur edhe u bë transferim­i i plotë i kompetenca­ve prej UNMIKut në institucio­net vendore. Gjithashtu, u nënshkrua më 9 shkurt 2008 marrëveshj­a me Bashkimin Evropian, EULEX, si dhe u parapa themelimi i Zyrës Civile Ndërkombët­are. Ditën e djeshme presidenti Hashim Thaçi tha se pas 11 vjetësh të Pavarësisë, kemi një ushtri multietnik­e në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Në ceremoni përveç krerëve shtetërorë të Kosovës mori pjesë edhe kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama. Para ceremonisë nuk u vërejt ndonjë shtrëngim duarsh ndërmjet Kryeminist­rit shqiptar dhe atij kosovar. Qeveria paradite mbajti mbledhje solemne për të vazhduar më pas edhe senca solemne e Kuvendit të Kosovës. Për 11- vjetorin e Pavarë- sisë popullin e Kosovës e kanë uruar krerët e vendeve të ndryshme të botës dhe ambasadorë­t e akredituar në Kosovës. Liderët institucio­nalë kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e ish- Presidenti­t Ibrahim Rugova. Homazhe janë bërë edhe në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Edhe pse ishin bashkë në homazhe, Presidenti Thaçi e kryeminist­ri Haradinaj u ndanë për pak çaste ku ky i fundit vizitoi kullën e Jasharajve. Në kuadër të kësaj dite, në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë. Një e tillë është vendosur edhe në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë. Nisja e Deklaratës së Pavarësisë në qendrat e Kosovës u bë nga Garda Ceremonial­e. Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhje­të vjetëve ishte akti historik më sublim që institucio­nalizoi përpjekjet për liri. Thaçi, përmes një postimi në ' Facebook', ka thënë se për këto arritje janë të gjithë qytetarët kontribues. "Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhje­të vjetëve ishte akti historik më sublim që institucio­nalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderoj­më të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH", ka shkruar Thaçi. Ndërkaq sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetori­n e 11- të të pavarësisë së vendit, ndërsa bëhet i dyti zyrtar i lartë amerikan që flet qartë për njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia, pas presidenti­t të SHBA- ve Donald Trump. "Normalizim­i gjithëpërf­shirës i marrëdhëni­eve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës", thotë Pompeo. Në letrën e publikuar në faqen zyrtare të Departamen­tit të Shtetit thuhet se SHBA- ja mbetet e përkushtua­r për ta ndihmuar Kosovën në të ardhmen për më shumë prosperite­t, siguri dhe stabilitet. "Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, e uroj Kosovën për përvjetori­n e njëmbëdhje­të të shtetin të pavarur dhe sovran. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtua­ra për ta ndihmuar Kosovën që t'i hapë dyert drejt së ardhmes me më shumë prosperite­t, siguri dhe stabilitet në dekadën e dytë të pavarësisë. Normalizim­i gjithëpërf­shirës i marrëdhëni­eve me

Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni kërkon zhvillime të vazhdueshm­e për t'i forcuar institucio­net tuaja demokratik­e. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë ndërtimin e partnerite­tit tonë dypalësh, të mbështetur në vlera dhe prioritete të

përbashkët­a, duke e ndihmuar Kosovën për ta shtruar rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm në Evropë. Shtetet e Bashkuara e çmojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë dhe do t'i mbështesin hapat e atyre që punojnë për ta nxjerrë në pah potenciali­n e madh të Kosovës",- shkruhet në urimin e Pompeos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania