Gazeta Shqiptare

Urimet e politikanë­ve shqiptarë:

-

ILIR META

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar dje dy foto nga zyra e Kongresmen­it amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të paharruesh­ëm. Në foto Meta, shihet teksa sodit një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel. Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas dje në përvjetori­n e Pavarësisë së Kosovës si një mesazh të qartë. "Një kujtim i paharruesh­ëm nga zyra e kongresmen­it Eliot Engel",- shkruan kreu i shtetit në "Facebook".

EDI RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama e ka nisur ditën dje me një urim për Kosovën në 11- vjetorin e Pavarësisë. Ai ka zgjedhur një foto të flamurit kuqezi bashkangji­tur flamurit të Kosovës, si një mesazh të qartë të urimit të tij. "MIRËMËNGJE­S dhe me urimin për ditëlindje­n e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të diel të bukur të gjithëve",- shkruan Rama.

Lulzim Basha:

"Dje në përvjetori­n e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëv­e, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë. Së bashku me urimin dje është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikua­r për këtë arritje. Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne dje, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjik­e, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitet­it dhe vlerave e të ardhmes euroatlant­ike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëv­e në Ballkan", shkruan Basha.

MONIKA KRYEMADHI

"Urime Kosovë! Teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitet­it. Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëv­e që kontribuua­n dhe sakrifikua­n edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën. Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidoj­në çdo ditë shtetin e lindur me aq mund. E ardhmja euroatlant­ike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushje­n e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!", shkruan Kryemadhi.

DITMIR BUSHATI

Ish- ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka uruar 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një statusi në "Facebook". Bushati thotë se Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri, por edhe rendit ndërkombët­ar. "Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë! Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombët­ar të bazuar mbi respektin për të drejtat e njeriut. # Mirënjohje", shkruan Bushati.

PANDELI MAJKO

"Gëzuar përvjetori­n e pavarësisë Kosovë…", shkruan Majko, ndërsa në foton e Jasharit shkruhet "Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha", ka shkruar Majko.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania