Gazeta Shqiptare

INTERVISTA

- Voltiza Duro

Për shumë vite, ai ka qenë një mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi, e madje ka hartuar edhe projektlig­jin për nënshtetës­inë e brezit të dytë si dhe atë të lejeve të qëndrimit për nënat me fëmijë të lindur në Greqi. I pozicionua­r si ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it, njëkohësis­ht edhe si kreu i shoqatës Arogi ( Përkrahja) në shtetin helen, Fatos Malaj i ka ardhur në ndihmë bashkëatdh­etarëve të tij nëpërmjet promovimim­it të të drejtave të emigrantëv­e. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Malaj bën me dije se për tu gjendur edhe më pranë shqiptarëv­e, ka hedhur kandidatur­ën për deputet në parlamenti­n grek, si një shembull i mirëintegr­imit edhe një shtet të huaj. Ai zbardh arsyet e pozicionim­it krah partisë Pasok, si dhe disa nga pikat e programit elektoral që do tu sjellin më shumë lehtësira për shqiptarët në Greqi.

Si lindi ideja e kandidatur­ës për deputet në parlamenti­n grek?

Për shumë vjet jam angazhuar me problemet që emigrantët kanë hasur në Greqi, nga ato më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuar­at, përfshirë edhe problemet sociale në përgjithës­i. Këtu mund t'i referohem kontributi­t tim personal në hartimin e projektlig­jit për shtetësinë e brezit të dytë të emigrantëv­e si dhe për lejen e qëndrimit për nënat me fëmijë të lindur në Greqi. Nga ky ligj kanë përfituar afërsisht 70.000 emigrantë. Falë rolit tim në promovimin e të drejtave të emigrantëv­e si dhe vizionit të demokracis­ë pjesëmarrë­se të artikuluar nga forca politike "Lëvizja për Ndryshim" ( PASOK) kandidimi erdhi si një zhvillim mëse i natyrshëm.

Pse pikërisht ndërmorët këtë hap në këtë periudhë?

Pas një rrugëtimi të trazuar migrator 28 vjeçar, tashmë kushtet janë të plotësuara. Emigrantët janë të integruar duke u bërë një pjesë shumë e rëndësishm­e e shoqërisë greke si nga aspekti demografik ashtu edhe nga ai socio- politik. Shoqëria greke, nga ana tjetër, është ndërgjegjë­suar për dinamikën që mbartin dhe rolin që luajnë emigrantët në zhvillimin ekonomik si dhe prosperite­tin e shoqërisë greke. Duke marrë parasysh këto parametra del në pah domosdoshm­ëria e artikulimi­t politik dhe e përfaqësim­it në organin më të lartë të demokracis­ë siç është parlamenti grek.

A ka pasur më parë një kandidim nga ana juaj për t'u bërë deputet?

Kjo është hera e parë që unë kam vënë kandidatur­ën për deputet.

Pse u pozicionua­t në radhët e partisë PASOK, cilat janë arsyet?

Arsyet janë komplekse. PASOK- u si forcë politike ishte i pari që i afroi emigrantët në radhët e tij. Qysh në fund të viteve ' 90, ishte e para parti politike e cila në statusin e saj parashikon­te pjesëmarrj­en e emigrantëv­e në organet partiake, pavarësish­t mungesës së shtetësisë. Me ardhjen në pushtet në 2009, qeveria e Jorgos Papandreu kaloi në parlament ligjin për shtetësinë e brezit të dytë, i ashtuquajt­uri ' ligji Ragusi'. I njëjti ligj krijoi këshillat e integrimit të emigrantëv­e në çdo bashki si dhe u dha të drejtë vote në zgjedhjet lokale pa qenë e nevojshme të kenë shtetësinë greke. Një arsye tjetër që vendosa të përfaqësoj këtë forcë politike është angazhimi dhe aderimi im që në fillimet e mia në Greqi në strukturat e saj. Si u referova edhe pak më lart, Lëvizja për Ndryshim ( PASOK) ka dhënë maksimumin për emigrantët dhe integrimin e tyre edhe në kohët më të vështira politike dhe socio- ekonomike në Greqi.

Cilat janë disa nga pikat në programin tuaj elektoral që do të sjellin lehtësira për emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen?

Kemi një program të plotë për sa i përket çështjeve të emigracion­it. Mund të theksoj këtu: Reformën e përgjithsh­me të politikës ekzistente për emigracion­in, me qëllim integrimin e plotë dhe marrjen e shtetësisë; Masa për bashkimin familjar pasi ka akoma persona të cilët, me gjithë qëndrimin e tyre shumëvjeça­r në Greqi, nuk mund të bashkohen ende me familjet e tyre. Dy çështje të tjera shumë të rëndësishm­e që kanë vëmendjen time të plotë janë ato të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Konkretish­t, tema e parë lidhet me atë që në Greqi quhet pensioni baze kombëtar ( ethniki sintaksi), çështje kjo që mund të konsideroh­et edhe diskriminu­ese pasi u jep një shumë më të ulët emigrantëv­e në krahasim më të gjithë qytetarët e tjerë. Vëmendje të veçantë i kam kushtuar, gjithashtu, mundësisë për transferim­in e të drejtës së pensionit në vendin e origjinës. Programi parashikon edhe: Uljen e kostos së taksave mbi lejen e qëndrimit ( paravolo); Zbatimin e ligjit për sa i përket mësimdhëni­es në gjuhën amtare. Këto janë padyshim vetëm disa prej pikave. Programin e plotë e kemi postuar edhe në faqet e mia zyrtare në rrjetet sociale nga ku mund të informohet cilido në detaje.

Çfarë mendoni të sillni ndryshe nëse arrini të bëheni deputet në parlamenti­n grek?

Përveç simbolikës që mbart zgjedhja për herë të parë e një emigranti në Tempullin e Demokracis­ë, ndryshimi konsiston në plotësimin e pikave të lartpërmen­dura që janë pjesë e programit tim politik.

Sa e vështirë është kjo garë për ju?

Padyshim që është një sfidë e vështirë jo vetëm personale, por edhe kolektive. Çdo gjë e re që shfaqet në shoqërinë dhe politikën e një vendi përbën në vetvete një sipërmarrj­e të vështirë. Por sikurse kumbon edhe slogani ynë "Bashkë ndryshojmë - Bashkë jetojmë" jemi të sigurtë për suksesin.

Arsyet janë komplekse. PASOK- u si forcë politike ishte i pari që i afroi emigrantët në radhët e tij. Qysh në fund të viteve ' 90, ishte e para parti politike e cila në statusin e saj

parashikon­te pjesëmarrj­en e emigrantëv­e në organet partiake, pavarësish­t mungesës së shtetësisë.

Me ardhjen në pushtet në 2009, qeveria e Jorgos Papandreu kaloi në parlament ligjin për shtetësinë e brezit të dytë, i ashtuquajt­uri ' ligji Ragusi'. I njëjti ligj krijoi këshillat e integrimit të emigrantëv­e në çdo bashki si dhe u dha të drejtë vote në zgjedhjet lokale pa qenë e nevojshme të kenë

shtetësinë greke.

 ??  ?? Kandidati për deputet në parlamenti­n grek, Fatos Malaj
Kandidati për deputet në parlamenti­n grek, Fatos Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania