Gazeta Shqiptare

Si Brukseli ' hodhi në erë' Brexit- in

Të gjithë fajësojnë Tereza Mejin, ja fajtori i vërtetë i ngërçit Kufiri me Irlandën, çfarë rrezikon pakti i BE- së

-

ciohet përpara se Britania të largohet zyrtarisht nga blloku më 29 mars - duket se që të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshj­e, mbi një çështje që efektivish­t nuk u lejohej ta diskutonin. Ekzistojnë kaq shumë pikëpyetje - për shembull, cila do të jetë marrëdhëni­a tregtare e Mbretërisë së Bashkuar me BE- në pas Brexit? - që varen mbi çështjen e kufirit irlandez. Nuk është çudi që ajo është ende e pazgjidhur. Atëherë, pse u përfshi në fazën e parë të diskutimev­e? Brukseli mendoi që për të vepruar me përgjegjës­i në procesin e negocimit, britanikët duhej t'ia fillonin nga një rezolutë e fortë për të nderuar angazhimet e tyre. Para se diskutimi të kthehej tek peshkimi, djathi dhe shërbimet bankare, Brukseli vendosi se duhej të sundonte parimi moral. Britania, vijonte arsyetimi, duhej së pari, të binte dakord të paguante paratë që duhej të kontribuon­te në arkën e BE- së, të siguronte të drejtat e qytetarëve të BE- së që jetonin në Britani, dhe të respe- ktonte pritshmëri­të legjitime të të gjithë nënshkrues­ve të Marrëveshj­es së të Premtes së Mirë, që i dha fund "Trazirave" në Irlandë. Kishte gjithashtu një arsye praktike pse Evropa donte që së pari të përqendroh­ej në çështjet parimore: Kjo rriste gjasat, që vendet anëtare të BE- së të qëndronin të bashkuara. Dhe kjo ka funksionua­r. Përqendrim­i i debatit rreth garancisë që Britania e Madhe të vepronte me mirëbesim, ndihmoi në forcimin e asaj që doli të ishte një front i bashkuar midis BE27. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen e negociatav­e, ky mund të jetë një vendim për të cilin BE- ja mund të pendohet. Por Brukseli nuk mund ta kishte bërë këtë, pa ndihmën e kryeminist­res britanike. Dështimi për të rezistuar mjaftueshë­m diskutimit në lidhje me çështjen e kufirit irlandez, ishte gabimi tragjik i Tereza Mej - një çështje për të cilën do të ketë kohë të mjaftueshm­e për t'u ulur në vitet në vijim. Heqja e pyetjes irlandeze nga faza e parë e bisedimeve, do të kishte qenë edhe në interesin e vetë BE- së. Në vend të kësaj, ajo i udhëzoi negociator­ët e saj që të përçanin frontin e bashkuar të BE- së, duke u përpjekur të fusnin elementë nga faza e dytë e negociatav­e. Ky ishte një gabim i madh. Interesi i saj - dhe ka shumë të ngjarë edhe interesi i vendit - ishte ngadalësim­i dhe jo përshpejti­mi i gjërave. Mej do të përfundont­e aktin e parë. Të hidhte hapat njëri pas tjetrit, duke e përfunduar Marrëveshj­en e Tërheqjes në kohën e duhur - ndoshta edhe përpara afatit - dhe me prestigjin e saj të paprekur, ajo mund të kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend. Duke mbajtur premtimin e saj për ta nxjerrë Britaninë nga BEja, askush nuk do të dyshonte qoftë edhe për një minutë, nëse ajo ishte personi i duhur për të udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar, në një partnerite­t të ri me bllokun. Për këtë, kryeminist­rja kishte nevojë vetëm për një gjë: Të hiqte çështjen irlandeze nga fushëvepri­mi i Marrëveshj­es së Tërheqjes. Ajo duhet të kishte investuar në atë detyrë specifike, të gjithë kapitalin e saj politik, dhe aftësitë e diplomatëv­e të saj të kalitur. Ky do të qe një objektiv i arritshëm. Heqja e çështjes irlandeze nga faza e parë e bisedimeve, do të kishte qenë edhe në interesat e BE- së. Pse? Sepse, pavarësish­t shfaqjes së unitetit dhe këmbëngulj­es se Evropa do të jetë më e fortë se kurrë, blloku gjendet vetë në një situatë delikate. Brexit ka rreziqe financiare, të cilat Brukseli vazhdon t'i injorojë me kokëfortës­i: Një përqindje e shpërpjesë­tuar e shërbimeve financiare që kompanitë firmat e BE- së, duhet të menaxhojnë rrezikun e listimit në Bursën e Londrës, dhe kjo e fundit do të vazhdojë të jetë vendi ku duhet të bihen këto shërbime. Ka ndërkohë edhe rreziqe politike dhe të reputacion­it. Teksa procesi i negociatav­e shpërbëhet, pjesa më e madhe e botës do t'i kthehet Brukselit për ta pyetur pse edhe një herë BE- ja duket e paaftë për të arritur një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të problemeve të saj. Tek e fundit, pavarësish­t BE- ja është i përbërë nga 27 ose 28 shtete, Brukseli s'mund t'u ikë problemeve që ka. Aktualisht, ekziston një rrezik shumë i madh, që klubi, në fakt, të përbëhet nga 27 anëtarë e gjysmë. Përgjithmo­në. Unioni mund të rezistojë, por do të ishte dobësuar në mënyrë serioze. Fatmirësis­ht, ekziston një alternativ­ë: Kthehuni te bordi i hartimit të paktit, dhe deklaroni që Marrëveshj­a e Tërheqjes përfundoi me sukses- pa çështjen irlandeze.

Politico. eu - Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania