Gazeta Shqiptare

Gjoka nuk duron më, jep dorëheqjen nga Kamza

Qarri pranon vendimin e trajnerit

-

Kamza

prek sërish fun din, këtë herë humbet ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit, sfidën direkte kundër Kastriotit. Kjo duhet të ishte ndeshje ku Kamza të bënte kthesën e madhe, por në shtëpinë e tyre u tronditën në fund nga një super gol i Ymeraj. Kastrioti vijon momentin e "magjishëm" nën drejtimin e Devollit, 9 pikë në 4 ndeshjet e fundit ndezin edhe një herë shpresën e ekipit krutan për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Pak minuta pas humbjes me Kastriotin, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka njoftuar edhe dorëheqjen. Tekniku, ia ka komunikuar vendimin për t'u larguar, edhe presidenti­t Qarri. Gjoka është tekniku i tretë i larguar nga kamzalinjt­ë. Më herët, pas vetëm 3 javësh, klubi shkarkoi Bledar Devollin. Pas tij, në stol erdhi Klodian Duro, e më pas edhe aventura e tij zgjati rreth 2 muaj, dhe ishte Gjoka që pranoi për të shkuar në krye të stolit. Tashmë, klubi duhet të shohë për një alternativ­ë tjetër, teksa gjendet në vendin e fundit, i rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria. Diçka të tillë, e ka konfirmuar edhe klubi në një njoftim në ' Facebook'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania