Gazeta Shqiptare

Laçi ndal arratinë e Partizanit Perla e Kobinas shpëton Tiranën

Një penallti fantazmë në Kurbin bën që të kuqtë të mposhten 1- 0 dhe të mbeten në + 7 nga Teuta Në Vlorë, Flamurtari thyen 2- 0 Skënderbeu­n

-

Duhej të ishte ndeshje ku Partizani t'i jepte një tjetër goditje rivalëve që i kërcënojnë objektivin e tyre shumëvjeça­r. Duhej të ishte ndeshje ku Partizani të thellonte edhe më shumë diferencën me ndjekësit, fundja Teuta i ka bërë një dhuratë të mrekullues­hme, por asnjë nga këto parashikim­e nuk doli, me të kuqtë që në Kurbin zhvilluan mbase ndeshjen më të keqe të sezonit. Laçi ngjallet pikërisht atëherë kur shumë pak e imagjinoni­n, jo vetëm që reagon po këtë e bën me një tre pikësh të plotë përballë ekipit kryesues. Në një ndeshje me pak raste për shënim dhe me shumë pak futboll aktiv, ai që vendosi sfidën ishte një vendim i gjyqtarit të takimit dhe Ndriçim Shtubina. Në minutën e 13- të Elvi Berisha reklamoi një faull brenda zonës. Kljadi Kola hezitoi për një moment, por me ndihmën e asistentit Avdo akordoi një 11- metërsh, vendim shumë i dyshimtë. Nga pika e bardhë e penalltisë Shtubi- na u tregua i saktë duke kaluar Laçin në avantazh, në fund rezultoi të ishte një tre pikësh. Skënder Gega u përpoq t'i jepte më shumë freski fazës ofensive në pjesën e dytë, por ishte e pa mundur të depërtonin në "fortesën" e ekipit kurbinas. Një humbje që "djeg" shumë për kryeqyteta­sit e ardhur pikërisht në momentin e tyre më të mirë, pikërisht atëherë kur nuk duhej. Teuta buzëqesh por dhe Kukësit, fundja diferenca mbetet tetë pikë.

FLAMURTARI "KAP" SKËNDERBEU­N

Flamurtari arrin një fitore të madhe në Vlorë kundër Skënderbeu­t, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Andi Ribaj dhe Emiliano Musta, fitore që e lejon të mbërthejë pikërisht korçarët në vendin pestë të renditjes me skuadrat që kanë secila nga 33 pikë. Në stadiumin "Flamurtari", janë vendësit ata që tregohen më këmbëngulë­s që në pjesën e parë, por si në minutën e 9të, ashtu dhe në të 23- ën, Dajsinani ka bërë mrekull- inë duke u mohuar golin vendësve. Por në pjesën e dytë është i pafuqishëm gardiani i bardhekuqv­e, kur në minutën e 64- ët Torasa jep një asist fantastik për Ribaj, që me kokë ndëshkon Dajsinanin me daljen e tij të pastudiuar. Skënderbeu do të barazojë, por gabimi i Oto Xhon, që kërkoi ta merrte për vete golin e Krasniqit, u kushtoi korçarëve barazimin, pasi afrikani ishte në pozicion jashtë loje. Në kohën shtesë kuqezinjtë e Dajës do të shënojnë dhe golin e dytë pas një lëvizjeje fantastike në zonë të Emiljano Mustës, që në diagonale ndëshkon Dajsinanin dhe vulos rezultatin 2- 0 për Flamurtari­n.

KOBINA SHPËTON TIRANËN

Në kryeqytet Tirana dhe Luftëtari do të dhurojnë një ndeshje shumë të bukur me raste të panumërta shënimi për të dyja ekipet. Luftëtarin do të triumfojë në pjesën e parë falë golit të Albano Aleksit në minutën e 21- të. Aleksi shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e ardhur nga e majta, duke e mposhtur Abibin në shtyllën e tij me një gjuajtje të saktë. Në pjesën e dytë si kryeqyteta­sit, ashtu dhe gjirokastr­itët shpërdorua­n pa fund, teksa për t'i dhënë oksigjen tifozërisë bardheblu dhe për të tronditur miqtë, do të mendojë Kobina, që në të 94- ën lëshon një të majtë vdekjeprur­ëse për Ruçin, gol që do të vlejë dhe rezultatin përfundimt­ar 1- 1, çka e lejon Tiranën ta mbajë poshtë Luftëtarin, sërish në të njëjtën distancë, pasi bardheblut­ë ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndërsa zikaltërit në 22 pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania