Gazeta Shqiptare

Vendimi i LSI, Kryemadhi: Djegia e mandateve, rruga e vetme

Mediu: Detyrim ndaj qytetarëve. Dule: Misioni i vështirë

- Valentina Madani

Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së, Lulzim Basha gjeti konsensusi­n e plotë edhe nga aleatët e tij tradiciona­lë. Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj, si Partia Republikan­e, PBDNJ, PDK, LZHK dhe PAA vendosën unanimisht djegien e mandateve. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkohet Partisë Demokratik­e dhe aleatëve opozitarë në djegien e mandateve të deputetëve. Në një dalje për median pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të LSI- së, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi pasditen e djeshme se, "duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshm­e parlamenta­re, grupi parlamenta­r i LSI- së vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimit­etin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj grupi parlamenta­r i LSI- së vendosi djegien e mandateve dhe mandatimin e kryetares së LSI- së për të marrë të gjitha hapat staturor dhe politik në përmbushje të këtij vendimi", theksoi zj. Kryemadhi.

TAKIMI

Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së, Lulzim Basha mblodhi aleatët, fillimisht kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhi me të cilën diskutoi për afro një orë në zyrën e tij. Më pas në mesditë, z. Basha mblodhi krerët e partive të tjera opozitare, të cilët u shprehën se djegia e mandateve e bashkimi me qytetarët është rruga e opozitës. Kryetari i

PR- së, Fatmir Mediu, shprehu bindjen se zëri i deputetëve të opozitës do të jetë së bashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Mediu bëri të ditur se vendimi i u mor me unanimitet. "Kemi detyrim moral ndaj qytetarëve që dolën për të treguar se Edi Rama nuk mund të qeverisë me vendin, institucio­net nuk mund të funksionoj­në më në mënyrë të paligjshme. Besoj që do të jetë një vendim unanim jo vetëm i deputetëve, të cilët janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe i të gjithë deputetëve që janë kandidatë si pjesë e koalicioni­t opozitar dhe atyre që na janë bashkuar më vonë", theksoi z. Mediu. Lulzim Basha nuk nguroi të sqarojë se të djathtët do të jenë të bashkuar edhe pas largimit të Ramës. "Edhe kur të largohet ai, bashkë do jemi. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t'iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombë­tare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallë­qe për të devijuar të vërtetën. E vërteta është kjo: Edi Rama nuk është më kryeminist­ri i shqiptarëv­e. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe demaskuar nga ' Zëri i Amerikës' si hajduti i zgjedhjeve të 2017ës. Parlamenti nuk është

VENDIMI

"Grupi parlamenta­r i LSI vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimit­etin e qeverisjes përmes votës së lirë. Prandaj, grupi parlamenta­r vendosi djegien e mandateve dhe mandatoi kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi", tha Kryemadhi.

legjitim dhe ky është shkaku për pasojat që mblodhën qytetarët në shesh", theksoi z. Basha. Ndërkohë që kreu i LZHKsë, Dashamir Shehi, i njohur për batutën e tij, u shpreh në krah të Bashës se opozita do të jetë e bashkuar deri sa në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama. Por, për Shehin, vetëm kur të largohet Rama, atëherë në kampin blu mund të ketë qëndrime ndryshe. "Sa kohë të jetë Rama aty, do na shihni bashkë. Po nuk qe ai aty, edhe mund të shihni ndonjë gjë ndryshe", u shpreh z. Shehi. Edhe aleati tjetër, Vangjel Dule i PBDNJ- së tha se opozita ka një mision të vështirë, atë të përballjes me Edi Ramën, që sipas tij ka mashtruar dhe poshtëruar shqiptarët. "Opozita është në kushte e realizimit të misionit të saj. Misioni është i vështirë e i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë të qytetarëve. Kërkohet mbështetje e gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Edi Rama dhe Rilindja", theksoi z. Dule. Kurse kreu i PAA- së, Agron Duka, u shpreh: "Jam për zgjedhje institucio­nale, por përderisa opozita e bashkuar ka marrë vendimin të djegë mandatet, tri mandatet tona do t'i djegim".

 ??  ?? Krerët e opozitës së bashkuar
Krerët e opozitës së bashkuar
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania