Gazeta Shqiptare

Dorëzimi i mandateve, Nishani: Sakrificë e Bashës dhe opozitës

-

Vendimin

e PD- së për djegien e mandateve, ishpreside­nti Bujar Nishani, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të PD- së, e quan një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normalitet­i dhe për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe. Nishani thekson se, "kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëv­e për shpëtim". "Dorëzimi i mandateve parlamenta­re nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normalitet­i, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe. Ky akt i demonstrim­it të përgjegjsh­mërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të një lëvizjeje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme", deklaroi z. Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania