Gazeta Shqiptare

Shehu: Djegia e mandateve, jo vendim i gëzueshëm, por i domosdoshë­m

-

Deputeti

i PD- së, Tritan Shehu, bëri dje të ditur se ven dimi për djegien e mandateve nuk është një sakrificë e deputetëve demokratë, por një zgjidhje politike për situatën tragjike ku ndodhet vendi. "Dua të them se sot i gjithë grupi parlamenta­r i PD- së mbështeti propozimin e kryetarit, z. Basha, për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratik­e. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë. Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshë­m konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga krimi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiruar kurrë. Unë nuk e konsideroj këtë një vetësakrif­icë që bënë deputetët e PDsë. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike, ku është vendi ynë sot për të rivendosur votën e lirë të shqiptarëv­e", deklaroi z. Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania