Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri: Basha po luan blofin me mandatet, çadër në formë bojkoti

-

Një

ditë pasi lideri demokrat bëri të ditur nismën për të djegur mandatet e deputetëve, kryeminist­ri Edi Rama ka mbledhur grupin e tij parlamenta­r, ku natyrisht që çështja kryesore e diskutimev­e ishte pikërisht ky zhvillim i ri politikë. Sipas një informacio­ni të shpërndarë nga mazhoranca, mësohet se gjatë fjalës së tij në grup kryeminist­ri Edi Rama ka falënderua­r së pari ministrin e Brendshëm dhe nëpërmjet tij edhe policinë për menaxhimin e protestës, që sipas tij, ishte gatuar për të nxitur dhune. "Le ta përgëzojmë e falënderoj­më të gjithë së bashku ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë se Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabiliz­im. Kush kërkoi dhunë, u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje te pushtetit ndaj protestues­ve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestues­it, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëv­e", - citohet të ketë thënë Rama. Ndërkohë që më pas ai është ndalur edhe te çështja e djegies së mandateve, duke theksuar se kryetari i opozitës po luan blofin politikë, pasi dështoi që të merrte pushtetin me dhunë. "Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin", - ka thënë Rama. Ndaj, duke injoruar këtë nismë radikale të opozitës, ai ka kërkuar nga të tijtë, që pavarësish­t këtyre zhvillimev­e, deputetët e mazhorancë­s duhet të ecin drejt dhe të organizohe­n për zgjedhjet vendore. "Sidoqoftë, ne do të ecim drejt duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësua­r çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë, nuk hyjnë ata në zgjedhje, ( që unë them që do hyjnë, pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit), ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar", - ka thënë kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania