Gazeta Shqiptare

Rama: S’mendoj të jap dorëheqjen, nuk ka zgjedhje të parakohshm­e

Kreu i qeverisë ka akuzuar opozitën se po hedh baltë ndaj imazhit të Shqipërisë "Që në Shqipëri ka korrupsion, as nuk diskutohet"

-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një interv istë dhënë për median italiane "Corriere della Sera" ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshm­e. Për sa i përket protestës, ai thotë se rezultati i vetëm ishte shkatërrim­i i një vepre arti në formën e kërpudhës.

Kryeminist­ër, organizata­t ndërkombët­are theksojnë nivelin shqetësues të korrupsion­it në Shqipëri…

Që në Shqipëri ka korrupsion, as nuk diskutohet. Ekziston edhe është problem, por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta çrrënjosur atë.

Po, por ju keni qenë kreu i qeverisë për pesë vjet e gjysmë?

Më lejoni t'ju them se jemi të përkushtua­r maksimalis­ht për reformën e drejtësisë. Si kurrë më parë ne po luftojmë korrupsion­in dhe po punojmë për ta bërë administra­tën publike imune ndaj ryshfeteve. Po ia dilni?

Është e qartë se është një luftë e gjatë, rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.

Dhe pastaj është plaga e gjyqtarëve që japin vendime të një lloj natyre në këmbim të ryshfeteve. Çfarë po bëni?

Atë që askush nuk e ka pasur guximin të bëjë në vendin tonë dhe në Ballkan, atë që thekson edhe Bashkimi Evropian. Ne po kryejmë një reformë që i heq magjistrat­ët dhe gjykatësit e korruptuar nga gjykatat.

Një tjetër problem është trafiku i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në pjesë të ndryshme të vendit…

Nuk mund ta mohoj. Por, vetëm pak ditë më parë Guardia di Finanza prezantoi raportin e vitit 2018 mbi luftën kundër kanabisit në Shqipëri dhe rezultatet janë spektakola­re për sa i përket fenomenit që po luftohet nga qeveria ime.

Protesta e studentëve disa javë më parë ju bëri të ndryshoni disa ministra të ekzekutivi­t tuaj. Kjo do të thotë se ai manifestim ishte i ndjeshëm?

Ishte një sfidë e sinqertë, ku studentët denonconin probleme reale. Për këtë arsye i dëgjuam dhe u përpoqëm të pranonim kritikat e tyre.

Demonstrat­a e së shtunës dhe tentativa e sulmit në ndërtesën e qeverisë kanë bërë xhiron e botës. Çfarë po ndodh atëherë në Shqipëri?

Asgjë nuk po ndodh. Ka, nëse ka ndonjë gjë, një krizë të thellë të opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikish­t. Kjo pakicë është më e dobët në kra-

KRAHASIMI ME JUVENTUSIN

"Ky Juventusi s'durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa, të djegë fanellat e të ikë nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacioni­n dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s'ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve", - shkruan Rama.

hasim me zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të shkonim në zgjedhje nesër do të merrte më pak vota.

Por, opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratik­e ( qendra e djathtë), ka lëshuar ndaj jush akuzave shumë të rënda: mashtrime zgjedhore, korrupsion. Ai thotë se ju jeni të lidhur me krimin e organizuar…

As nuk u përgjigjem këtyre akuzave. Unë jam i shqetësuar vetëm sepse kjo politikë e hedhjes së baltës nuk i ndihmon ata dhe as vendin. Shpresoj që sa më shpejt që të jetë e mundur, arsyeja të kthehen të mbizotëroj­ë mbi dëshpërimi­n.

Opozita kërkon dorëheqjen tuaj. Ju çfarë keni ndërmend të bëni?

As që më shkon në mend. Unë kam marrë një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në parlament dhe në fund kam një detyrim ndaj bashkëkomb­ësve të mi. Nuk jam i detyruar t'u nënshtrohe­m kërkesave të pakicës parlamenta­re. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar, që na dha votën për të qeverisur.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrë­sit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?

Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t'i jepte Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrim­i i një vepre arti, një kërpudhë, të cilën e kisha instaluar në oborrin e Kryeminist­risë.

 ??  ?? Mbledhja e Grupit Parlamenta­r të PS- së
Mbledhja e Grupit Parlamenta­r të PS- së
 ??  ?? Kreu i qeverisë, Edi Rama
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania