Gazeta Shqiptare

Djegia e mandateve, hapat dhe afatet ligjore për t'u realizuar

Për ezaurimin e listës së PD, KQZ duhet të përsërisë procedurën deri në 4 raunde Lefter Maliqi mund të rikthehet në Kuvend

-

Djegia apo dorëzimi i mandateve të paktën nga ana ligjore është një veprim krejtësish­t i mundur. Të këtij mendimi janë edhe ekspertët e fushës juridike dhe asaj të zgjedhjeve, teksa komentojnë vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba, duke interpretu­ar vendimin e opozitës thekson se ligjërisht ai është plotësisht i mundur që të ndodhë. Por, Biba deklaron se "në terminolog­jinë juridike, koncepti ' djegie mandatesh' nuk ekziston, thjesht është heqje dorë nga mandati". Por ai sqaron se kjo nuk mund të ndodhë me deklarata politike dhe as me shprehje kolektive të vullnetit për të lënë mandatet. Sipas tij, ky proces duhet të jetë individual nga çdo deputet i opozitës. "Çdo deputet duhet të shkojë përpara Komisionit për Rregullore­n e Mandateve dhe Imunitetin dhe të deklarohet publikisht heqja dorë nga mandati", - shpjegoi më tej Denar Biba. Po ashtu, edhe ish- kryetari i KQZ- së, Kristaq Kume thekson se ligjërisht djegia e mandatit është e mundur. "Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me atë të dorëheqjes nga një mandat i caktuar. Pra, është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor para se të realizohet", - tha Kume.

KODI

Kushtetuta në nenin 71, pika 2, germa "b" parashikon se "Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit, ndërmjet të cilave edhe ' kur deputeti heq dorë nga mandati'. Ndërkohë që neni 164 i Kodit Zgjedhor përcakton dhe hapat konkretë si bëhet zëvendësim­i apo plotësimi i vakancës në një rast të tillë. Më konkretish­t ky nen përcakton se, "Në rastin e shkronjave ' a' dhe ' b' të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutë­s, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ- në për krijimin e vakancës". Mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të

përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëv­e të së njëjtës parti politike. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicioni­t me herësin më të lartë.

PROCEDURA

Nga ky përcaktim që bën Kodi Zgjedhor KQZ do duhet që mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës për secilën zonë duhet t'ua japë kandidatëv­e vijues në listat e PD dhe LSI. Në rast edhe kandidatët e tjerë nuk pra-

nojnë ta marrin mandatin, atëherë KQZ duhet t'ua ofrojnë kandidatëv­e të tjerë pasues të PD dhe LSI. Dhe nisur nga fakti që PD ka paraqitur një numër të madh kandidatës­h në listat shumemëror­e për secilën zonë, por edhe nga fakti se për të kryer një procedurë të tillë vetëm për një raund zëvendësim­esh kërkohen të paktën dy muaj, atëherë për të ezauruar të gjitha listat e kandidatëv­e të PD do duhen të paktën 5- 6 muaj. Kjo, pasi në Tiranë PD ka 11 deputetë, ndërkohë që ka paraqitur 50 kandidatë. Pra, në Tiranë KQZ- ja vetëm për të ezauruar emrat e gjendur në listën

e PD- së do t'i duhen 4 raunde zëvendësim­esh me nga 2 muaj secila. E njëjta situatë ndodh edhe në qarqe të tjera si Vlora, Shkodra, Durrësi, Fieri etj. Ndërkohë që ky proces krijon mundësinë që kandidatë të veçantë ta pranojnë mandatin. Një rast i tillë mund të jetë ai i Lefter Maliqit në Berat, i cili ndodhen i treti në listën e PD- së, ndërkohë që aktualisht ka kaluar me PS. Gjithashtu, kjo mbart edhe rrezikun që pas ezaurimit të listës së PD dhe LSI, mandatet t'u kalojnë partive të tjera të vogla, të cilat mund të luajnë më pas defakto rolin e opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania