Gazeta Shqiptare

Doli në protestën e opozitës, shkarkohet nënkryetar­ja e Bashkisë së Tiranës

-

Mëngjesin

e djeshëm, nënkryetar­ja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrj­es së saj në protestën e organizuar nga opozita të shtunën. Gjithashtu, veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i ' Tregjeve', Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU, i cili gjithashtu u pa në protestën e opozitës. Mesiti dhe Hysa ishin ende në bashki pas koalicioni­t në zgjedhjet e 2015ës. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashki­aku Veliaj. Me sa duket, Veliaj nuk e ka toleruar faktin që zëvendësja e tij në Bashkinë e Tiranës dhe drejtuesi tjetër i PDIU- së i janë bashkuar një proteste të opozitës, ndërsa mbajnë pozicione të larta në një bashki, që drejtohet nga përfaqësue­sit e mazhorancë­s qeverisëse. Menjëherë pas lajmit të shkarkimit të dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga radhët e PDIU- së ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të kësaj force, Shpëtim Idrizi. I kontaktuar nga "BalkanWeb", kryetari i PDIU- së e quan vendim sa hakmarrës aq edhe qesharak atë të kryebashki­akut Veliaj dhe thotë se e drejta për të protestuar është e drejtë e çdo qytetari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania