Gazeta Shqiptare

Djegia e mandateve, ndërkombët­arët: Ndikon në procesin e integrimit

-

Ndërkombët­arët

shprehin shqetësimi­n e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian ( PE), Knut Fleckenste­in, ndërsa komentoi vendimin politik të opozitës për djegien e mandateve, u shpreh se ai do të ndikojë në procesin e integrimit. "Sigurisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend pa funksionim­in e parlamenti­t dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshj­a e nevojshme e shteteve anëtare", - shprehet Fleckenste­in. Sa i përket dorëzimit të mandateve, politikani gjerman shprehet se, "është në dorën e gjithsecil­it prej deputetëve për të vendosur nëse duan apo jo të heqin dorë nga mandati që u ka dhënë populli". Ndërsa zëdhënësja e KE- së u shpreh se në Bashkimin Europian pritet që pozita dhe opozita të minimizojn­ë retorikën e ashpër. Duke folur për protestën e opozitës, Koçijançiç theksoi se protestat paqësore janë një e drejtë legjitime, por aktet e dhunës, që ndodhën të shtunën, zëdhënësja e KE i cilëson si të papranuesh­me. "E drejta e qytetarëve për t'u angazhuar në demonstrat­a paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme", tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania