Gazeta Shqiptare

Produkte me "vulë" sigurie, Çuçi: Besim te konsumator­ët dhe rritje eksportesh

-

tipike shqiptare do të certifikoh­en për cilësinë e tyre dhe do të dalin në treg të sigurta, duke qenë më konkurrues­e edhe në tregjet europiane. Komisioni parlamenta­r i Veprimtari­ve Prodh- uese ka miratuar projektlig­jin që i hap rrugë zhvillimit të agroturizm­it, rritjes së mëtejshme të eksporteve dhe rritjes së besimit te konsumator­ëve. Aktualisht vetëm 10 produkte shqiptare janë në total të certifikua­ra. Kreu i komisionit, Niko Peleshi, theksoi se ky draft synon të rrisë konkurrues­hmërinë në tregjet e BE- së, pasi deri më tani nga 2.2 miliardë euro produkte të prodhuara, ato që eksportohe­n arrijnë në vlerën e 100 milionë eurove. Projektlig­ji do të kalojë për miratim në seancën plenare të radhës, ndërsa parashikon gjoba 50- 100 mijë lekë në rast të verifikimi­t të shkeljeve kur kapen produkte me këto simbole, por që nuk janë në përputhje me kriteret e vendosura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania