Gazeta Shqiptare

Megjithatë, deficiti tregtar ishte më i ulët

Eksportet ranë në janar

-

Viti

2019 ka nisur me rënie të këmbimeve tregtare të vendit. Instituti i Statistika­ve bën të ditur se gjatë janarit eksportet shqiptare ranë me 7.3% kundrejt janarit të vitit të kaluar. Eksportet pësuan rënie për të tre grupmallra­t kryesorë, tekstile dhe këpucë, minerale, lëndë djegëse energji dhe materiale ndërtimi e metale. Këta tre grupmallra përbëjnë pothuajse 75% të të gjitha eksporteve shqiptare dhe rënia e njëkohshme e tyre ka dhënë një efekt të pashmangsh­ëm negative. Rënia e eksporteve ishte pjesërisht e pritshme, të paktën në pjesën që lidhet me energjinë elektrike. Vitin e kaluar, eksportet e energjisë u mbështetën nga kushtet shumë të favorshme hidrike, por këtë vit gjasat që i njëjti prodhim të përsëritet duken të pakta. Besohet se ky faktor do të ketë një lloj ndikimi në ecurinë e eksporteve, të paktën në gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, pavarësish­t rënies së eksporteve, deficiti tregtar i vendit u përmirësua. Gjatë janarit, ai ra 5.2% me bazë vjetore, për një vlerë prej rreth 20 miliardë lekësh. Ngushtimi i deficitit erdhi falë rënies së ndjeshme edhe të importeve. Gjatë janarit, Shqipëria importoi mallra në vlerën e 42 miliardë lekëve, 6.3% më pak krahasuar me një vit më parë. Importet pësuan rënie për të gjithë grupmallra­t, me përjashtim të ushqimeve, ku u regjistrua një rritje e lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania