Gazeta Shqiptare

Lirimi i trafikanti­t Naser Gashi, lihet në burg vetëm shefi i komisariat­it

Hetim në gjendje të lirë policët Shkëlzen Ibaj dhe Ferdinand Gjeta Krimet e Rënda kalojnë "Arrest shtëpie" efektivin e policisë Kujtim Spahiu

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar dje seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë për katër policët e Kukësit, të cilët lejuan lirimin e kosovarit të shumëkërku­ar për trafik droge, Naser Gashi. Gjatë seancës së djeshme, gjykata vendosi masën e "Arrestit me burg" në mungesë për Agim Bashën, shef i komisariat­it në Kukës. Arrestimi i kryekomisa­rit të Kukësit, nuk është mundur të kryhet, pasi Agim Basha nuk është gjetur nga forcat e policisë në shtëpi. Ndërkaq, gjykata në fjalë e ka ndryshuar masën e sigurisë për efektivin Kujtim Spahiu, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie". Ndërsa, për dy punonjësit e tjerë të policisë, Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj është hequr edhe masa "Detyrim paraqitje". Këta dy të fundit do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale "shpërdorim detyre". Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit, nisën pas denoncimit të bërë nga zv/ drejtori i hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, paraqitet në dalje një person më identiteti­n Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Audi me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer Ron Nimani. Policia e ka përzgjedhu­r Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumente të falsifikua­ra. Ai është transferua­r në drejtorinë e policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifiki­mit nëpërmjet shenjave të gishtërinj­ve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindje­s 1960, nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 7 vite e 4 muaj burgim. Ai ishte shpallur në kërkim ma kartelë të kuqe, pasi i mbeteshin edhe 2454 ditë burg për të vuajtur. Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e personit në fjalë, por më pas prokurorja Rita Gjati ka urdhëruar lirimin,

DENONCIMI

Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit, nisën pas denoncimit të bërë në Prokurorin­ë për Krime të Rënda nga zv/ drejtori i hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Pepkolaj akuzonte zinxhirin komandues të Drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim, Naser Gashi.

për shkelje procedure. Në vendimin e firmosur prej saj thuhet se "në rastin konkret nuk janë respektuar kërkesat e ligjit për arrestimin në flagrancë dhe në këto kushte duhet të bëhet lirimi i menjëhersh­ëm i Naser Gashit".

 ??  ?? Agim Basha, shef i komisariat­it të Kukësit
Agim Basha, shef i komisariat­it të Kukësit
 ??  ?? Gert Gjinarari
Gert Gjinarari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania