Gazeta Shqiptare

I dënuar me burg për plagosje, kapet 46- vjeçari

-

SARANDË - Një 46- vjeçar është prangosur nga policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Janaq Xega, i cili është dënuar nga gjykata e Sarandës me 2 vite e 10 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje. "Shërbimet e policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23- 2018- 1795 ( 214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje",- thuhet në njoftimin e policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania