Gazeta Shqiptare

I mbijetoi atentatit mafioz në Vlorë, arrestohet në spital Armando Sulejmani

Ngjarja dyshohet për hakmarrje. Shoqërohen dhe merren në pyetje 17 persona "Çipurit" iu gjet me vete një armë pa leje

-

Një ditë pas atentatit të ndodhur në qyte tin e Vlorës, ku mbetën të vrarë 37- vjeçari Orest Rexho dhe 45- vjeçari Arjan Hasani është vënë në pranga Armando Sulejmanin, i cili i mbijetoi ngjarjes së rëndë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 43- vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në spitalin e qytetit bregdetar për akuzën e armëmbajtj­es pa leje. Mësohet se gjatë kontrollit, të mbijetuari­t të vetëm të atentatit, i njohur si "Çipuri" i është gjetur një pistoletë pa leje. "Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43- vjeçarin A. S., për veprën penale ' Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionev­e'. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera", - thuhet në njoftimin e policisë. Sipas hetuesve të çështjes, Armando Sulejmani, i cili ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit tip "Volkswagen Passat", dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit. Kjo për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentë­ve. Makina drejtohej nga 45- vjeçari Hasani, i cili mbeti i vdekur nga të shtënat me kallashnik­ov së bashku me Orest Rexhon. Mësohet se i plagosuri Sulejmani ka marrë dy plumba, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, është ngritur një grup hetimor me ekspertë nga policia e Vlorës dhe Drejtoria e Përgjithsh­me, të cilët po hetojnë për identifiki­min dhe vënien në pranga të atentatorë­ve. Ndërsa janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, por që janë lënë të lirë disa orë më vonë. Nga dëshmitë e tyre nuk është përfituar asnjë element që mund të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, burimet e mësipërme pohuan se në vendngjarj­e janë gjetur 40 gëzhoja, ndërsa makina e autorëve me targa të falsifikua­ra u gjet e djegur në Babicë. Brenda saj u gjetën tre kallshanik­ovë, të cilët mendohet se u përdorën në atentat. Armando Sulejmani dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Vlorë gjatë dy viteve të fundit dhe kjo i bën hetuesit të dyshojnë se kemi të bëjmë me një hakmarrje. I njohur me nofkën "Çipuri" Armando Sulejmani ka qenë anëtar i bandës se Gaxhait. Ai është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasjeje, ndërkohë që ka fituar lirinë në vitin 2016. Po në këtë vit kur është liruar nga burgu, "Çipuri" i shpëtoi një tjetër atentati me armë pranë banesës se tij, ku nga 11 plumba e kapi vetëm njëri. "Gazeta Shqiptare" dhe "News 24" ishte dje në pallatin e Sulejmanit, ku edhe pas 3 vitesh duken ende shenjat e plumbave të atentatit të parë. Pajisja me kamera sigurie nga rruga deri ne derën e apartament­it, shoqërimi i Sulejmanit në hyrje dhe dalje nga kunati Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani ishin disa nga masat që Çipuri kishte marrë që pas atentatit të vitit 2016.

ATENTATI NË 2016

Atentati ndaj Sulejmanit ndodhi më 23 maj të vitit 2016 në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, ku 42- vjeçari u plagos me një plumb në krah në hyrje të pallatit ku jetonte. Policia tha atë kohë se autorët e atentatit ishin vrasës me pagesë, por jo profesioni­stë. Gjatë marrjes në pyetje, 39- vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorë­ve. Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët. Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin ( kishte pak kokë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërg­jigjet ndaj atentatorë­ve me pistoletë. Mendohet se njëri nga atentatorë­t mund të jetë plagosur në këmbë. Pas verifikimi­t të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç,

të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur. Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur për larje

hesapesh dhe se kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Armando Sulejmani në të shkuarën e tij. Fillimisht Sulejmani është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e

Lartë ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 16 vite burg. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, akuzë për të cilën u dënua fillimisht me 20 vite burg.

 ??  ?? Banesa e 43- vjeçarit Armando Sulejmani
Banesa e 43- vjeçarit Armando Sulejmani
 ??  ?? I arrestuari Armando Sulejmani
I arrestuari Armando Sulejmani
 ??  ?? Viktima Orest Rexho
Viktima Orest Rexho
 ??  ?? Viktima Arjan Hasani
Viktima Arjan Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania