Gazeta Shqiptare

"Përgjime me Habilajt", Berisha: Shkak i ekzekutime­ve në Vlorë, eliminimi i dëshmitarë­ve

-

TIRANË - Ish- kryeminist­ri Sali Berisha thotë se shkak për ngjarjen kriminale të ndodhur dje tek Uji i Ftohtë në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe u plagos një i tretë është eliminimi i dëshmitarë­ve. Berisha e bazon deklaratën e tij në një mesazh të qytetarit dixhital, që tregon në denoncimin e tij se një nga të vrarët, pronar i makinës ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe Habilajve.

STATUSI I BERISHËS

Shkaku i ekzekutime­ve mafioze dje në Vlorë është eliminimi i dëshmitarë­ve!

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital. Sb.

Njëri nga të vrarët në Vlorë, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qenë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë dmth., që po hiqen qafe dëshmitarë­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania