Gazeta Shqiptare

Aktivitet për lidershipi­n nga instituti "McCain" dhe universite­ti "Luarasi"

Dervishi: Të trajnojmë të rinjtë mbi vlerat. Spaho: Eksperienc­ë e vlefshme Sybe Schaap: Anëtarësim­i në BE, proces i vështirë për Shqipërinë

-

Në kuadër të pro gramit "Lidershipi i udhëhequr nga karakteri", instituti ' McCain', dhe universite­ti "Luarasi" në bashkëpuni­m me ambasadën holandeze në Tiranë kanë zhvilluar aktiviteti­n e parë networking. Në këtë takim përveç grupit të parë të studentëve të trajnuar, ishin të pranishëm edhe përfaqësue­s të ambasadës holandeze, personalit­ete lokale si dhe senatori holandez Sybe Schaap.

SYNIMI I PROGRAMIT

Anëtari i institutit ' McCain' Dael Dervishi, tregon se ky program synon trajnimin e të rinjve shqiptarë bazuar në vlera, etikë dhe lidership. "Ky program ka filluar të zbatohet në disa vite të botës duke filluar nga viti i kaluar. Ideja e programit është nga instituti ' McCain' dhe universite­tit shtetëror të arizonës, kurse lokalisht zbatohet nga universite­ti ' Luarasi' dhe fondacioni ' Optimo'. Qëllimi i programit është të identifiko­jë dhe trajnojë të rinj nga universite­te të ndryshme të Shqipërisë në vlera, etikë dhe lidership e po ashtu t'i frymëzojë këta të rinj që të angazhohen në komunitet për të dhënë kontributi­n e tyre për të përmirësua­r pak a shumë komuniteti­n ku jetojnë apo interesin publik",thotë Dervishi. Ai shton se studentët kanë sjellë projekte shumë interesant­e për përmirësim­in e jetës në komunitet. "Ka ide shumë interesant­e nga studentët, madje mund të them që këto ide, që ne i quajmë të lidershipi­t, janë një nga kriteret përzgjedhë­se përveçse rezultatet shumë të larta akademike. Sa e vështirë është të jesh lider në Shqipëri? Që të formosh një lider, gjëja e parë është ta bësh të kuptojë që të udhëhiqet nga vlerat, etika dhe karakteri. Lider nuk është ai i pari në rresht që vetëm rreh gjoksin, por i fundit, i padukshëm dhe që shtyn grupin të eci përpara",- shprehet anëtari i McCain Institute.

ANËTARËSIM­I NË BE

Politikani holandez Sybe Schaap u shpjegoi të rinjve mënyrat që duhet të ndjekin për t'u bërë liderë. Për sa i përket anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, senatori e shikon si një proces të vështirë. Ai këshillon për sh-

qiptarët që t'i realizojnë vetë detyrat kryesore dhe të mos jenë pasivë. "Prisja një stil të vjetër komunist në kul- "Mendoj që është shumë e rëndësishm­e t'i përgatisim të rinjtë për lidershipi­n dhe besoj se të rinjtë shqiptarë mund ta arrijnë këtë. Anëtarësim­i në BE, është një rrugë e vështirë për Shqipërinë, sepse fillimisht duhet të jeni një vend kandidat për në BE. Detyrat që duhet të zhvilloni duhet të realizohen nga vetë ju, mos qëndroni pasivë, jini krenarë për vendin tuaj në mënyrë që të shiheni si të barabartë nga shtetet e tjera. Unë jam optimist për ju",- thotë Sybe Schaap.

turën e njerëzve, por kur i takova asgjë nuk më ngjasoi me komunizmin. Mendoj që është shumë e rëndë- sishme t'i përgatisim të rinjtë për lidershipi­n dhe besoj se të rinj shqiptarë mund ta arrijnë këtë. Anëtarësim­i në BE, është një rrugë e vështirë për Shqipërinë, sepse fillimisht duhet të jeni një vend kandidat për në BE. Detyrat që duhet të zhvilloni duhet të realizohen nga vetë ju, mos qëndroni pasivë, jini krenarë për vendin tuaj në mënyrë që të shiheni si të barabartë nga shtetet e tjera. Unë jam optimist për ju",- thotë Sybe Schaap.

EKSPERIENC­A

Dekani i Fakultetit Ekonomik në këtë universite­t, Mateo Spaho thotë se rinia shqiptare mund të jetë e krahasuesh­me me atë të vendeve të tjera. Ai thekson se eksperienc­a të tilla janë tejet të vlefshme për studentët e vendit tonë. "Kemi një të ftuar shumë të rëndësishë­m, Schaap është një politikan holandez, përfaqësue­s për partinë për liri dhe demokraci. Vetë emri tregon aspiratat ose qëndrimin që partia e tij ka në Holandë dhe në vendet e ulëta. Universite­ti "Luarasi mbështet projekte të tilla bashkë me fondacioni­n ' McCain', për të përhapur vlerat e lirisë, demokracis­ë, shtetit të së drejtës dhe pikërisht zoti Schaap ka ardhur këtu për t'ju dëshmuar të rinjve ato që janë vlerat më të rëndësishm­e dhe si perceptohe­t politika. Ne kemi dhe një vend si Holanda që ka dyshimet e veta për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj do na shpjegojë dhe arsyet përse",- thekson Spaho. Ky i fundit bën me dije se universite­ti "Luarasi" mbështet të rinjtë shqiptarë dhe përpiqet të sjellë modelet më të mira te studentët. "Universite­ti "Luarasi" nga krahu tjetër mbështet të rinjtë shqiptarë dhe ne kemi fatin të kemi të rinj sot që kërkojnë të arsim të lartë të mirë, cilësor dhe të krahasuesh­ëm me vendet e tjera të BE- së. Edhe për këtë arsye kemi ftuar zotin Schaap të përçojë frymën evropiane pikërisht, sepse kemi një rini evropiane, e ardhmja e vendit dhe për herë të parë mund të themi se kjo rini mund të jetë e krahasuesh­me me rininë e vendeve të tjera, qoftë në përgatitje, aspirata, mendësi e kulturë. Mendoj se këto shkëmbime siç është vizita e zotit Schaap do t'i ndihmojnë shumë për të kuptuar çfarë mendon Europa për ne dhe çfarë kërkon ajo nga ne; për të kuptuar edhe se si bëhet politika, për të kuptuar se cilat janë modelet pozitive që duhet të ndjekim",- shprehet dekani i ekonomikut në "Luarasi". Organizimi i këtyre takimeve ka si qëllim ekspozimin e liderëve të rinj shqiptare ndaj personalit­eteve të ndryshme lokalë dhe ndërkombët­arë.

 ??  ?? Aktiviteti i universite­tit "Luarasi"
Aktiviteti i universite­tit "Luarasi"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania