Gazeta Shqiptare

Skandali në Skrapar, nuk ka para, mbyllen çerdhet e dhjetëra shërbime

Kryebashki­aku akuzon Ministrinë e Financave: Na mban të bllokuar politikish­t Nesim Spahiu: Të ndërhyjë Rama për situatën

-

Një ngjarje e papre cedent ka ndodhur në Skrapar ku për shkak të bllokimit të buxhetit çerdhet, konvikti i nxënësve, shërbimi i pastrimit dhe shërbime të tjera janë mbyllur.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu. Ai ka akuzuar Ministrinë e Financave se po mban të bllokuar politikish­t 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar vetëm për qëllime elektorale.

Ndaj ai i ka bërë thirrje Ministres së Financave "të ndalojë një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjës­inë e saj ligjore për urdhrat e papreceden­të që dalin nga ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar".

Njëkohësis­ht Spahiu i ka kërkuar kryeminist­rit Edi Rama të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate.

Përplasja politike mes Partisë Socialiste dhe LSIsë në Skrapar bllokoi në dhjetor miratimin e buxhetit. Por një buxhet i miratuar nga këshilltar­ët e PS- së në janar të këtij viti konsideroh­et i paligjshëm prej kryebashki­akut, i cili ka bërë padi në prokurori ndaj prefektit të Qarkut të Beratit, ndërsa pretendon se buxheti i miratuar flak në rrugë 148 punonjës.

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu

KERKESA NDAJ RAMES

"Në këtë situatë të pazakontë për Bashkinë Skrapar, i bëj thirrje Kryeminist­rit të vendit, të mos bëjë sehirxhiun, por të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate, të ndërpresë menjëherë këtë akt kriminal të ndërmarrë nga Ministria e Financave. Të shkarkojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë akt të papreceden­të",- tha kryebashki­aku.

thoshte në padi se pas dështimit për të votuar buxhetin në dhjetor, prefekti Harilla Dafa duhej të njoftonte qeverinë për të shpër ndarë këshillin, por ai ka mbledhur këshilltar­ët socialistë dhe ka votuar një buxhet të bashkisë pa qenë e pranishme në mbledhje administra­ta e kësaj të fundit.

Prefekti Dafa i tha BIRN se nuk kishte bërë shkelje dhe se mbledhjen e këshillit e kishte thërritur me kërkesë të kryebashki­akut. Bashkia e Skraparit u fitua nga koalicioni i madh mes PS dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2015. Kryebashki­aku u propozua nga Lëvizja Socialiste për Integrim sipas marrëveshj­es së koalicioni­t. PS ndërkohë ka marrë shumicën e Këshillit Bashkiak.

DEKLARATA E PLOTË E KRYEBASHKI­AKUT TË SKRAPARIT

Me keqardhje njoftoj se sot, Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo aq më keq Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimi i Pastrimit dhe gjithë shërbimet që kanë lidhje me bllokimin e veprimtari­së financiare në Degën e Thesarit.

Qeveria po e sheh gjithnjë e më shumë si armik çdo banor të Skraparit, duke e penguar atë të jetojë qoftë me 1/ 12 e Buxhetit Faktik të Realizuar në 2018, siç e parashikon ligji.

Në kundërshti­m plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikish­t 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.

Teatri i dirigjuar nga deputeti i Rilindjes Adnor Shameti për Bllokimin e Buxhetit, për të shkaktuar sa më shumë varfëri se "ashtu merret më kollaj vota" po lë, pa shërbime njerëzit hallexhinj, mbylli çerdhe, konviktin e nxënësve të qytetit, qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe, muzeu, sporti, Pallati i Kulturës etj. Por ky teatër për bllokimin e buxhetit, do t'i kthehet mbrapsht, pasi drejtësia vonon, por nuk harron.

Për t'i paraprirë bllokimit të buxhetit, Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administra­tive Vlorë me Kërkesë Padi me objekt: "Sigurimin e Padisë" për vendimet e kundërligj­shme. Gjykata ka dalë me vendim për "moskompete­ncë gjykimi" duke ia drejtuar çështjen Gjykatës Administra­tive të Apelit Tiranë. Aktualisht, vendimi nuk është zbardhur kur ligji parashikon që këto çështje duhet të gjykohen brenda 5 ditëve për t'u paraprirë pasojave. Edhe sot që po flasim vendimi është i pazbardhur nga gjyqtari i çështjes, dikur këshilltar i Ramës në Zyrën Elektorale Vlorë.

Të ndodhur në këto kushte, Skrapari rrezikon të kthehet qëllimisht në qytet ku sipas planit të socialistë­ve njerëzit duhet të largohen nga ky vend, e ta braktisin atë se kështu e dashkërka Rilindja; Të varfër, pa kopshte, pa çerdhe e shkolla, pa shërbime etj.

I bëj thirrje ministres së Financave të ndalojë një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marrë përgjegjës­inë e saj ligjore për urdhrat e papreceden­të që dalin nga ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar, pasi Bashkia Skrapar aktualisht nuk ka buxhet të miratuar sipas ligjit, por janë thjesht 4 fletë ( edhe ato të falsifikua­ra) që për fat të keq ju i quani Miratim Buxheti, duke dhënë urdhër që ato të zbatohen.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu
Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania