Gazeta Shqiptare

A është edukata seksuale, zgjidhja e vetme problemit?

- Nga Miron Çako

Nga të dhënat e Insti tutit të Shëndetit Publik ( ISHP), të bazuara në një studim ku janë pyetur 5000 adoleshent­ë, ka rezultuar se 19.5% ose 1 në 5 adoleshent­ë të moshës 14- 15 vjeç kanë kryer marrëdhëni­e seksuale dhe se nga viti në vit është ulur mosha dhe rritur ndjeshëm numri i atyre që kryejnë seks në këtë moshë. Kjo situatë është bërë alarmante kur edhe në shkolla ka pasur raste abuzimi seksual nga adoleshent­ët ndaj njëri- tjetrit. Fatkeqësis­ht tragjeditë e mëdha thonë se zgjatin vetëm 3 ditë dhe pastaj harrohen, ose i pranojmë si normalitet. Disa psikologë që merren me këshillimi­n e adoleshent­ëve në shkolla, thonë se ne nuk mund t'i ndalojnë adoleshent­ët të kryejnë marrëdhëni­e seksuale, por ajo që mund të bëjnë është të theksojnë edukatën seksuale si zgjidhjen e vetme të problemit. Sipas tyre, sa më të informuar të jenë adoleshent­ët për seksin dhe sa më të ndërgjegjë­suar për përdorimin e kontracept­ivëve për t'u mbrojtur nga pasojat, si shtatzënia e padëshirua­r, sëmundjet seksualish­t të transmetue­shme ( SST), aq më pak probleme do të kemi në këtë shthurje seksuale.

Por, shumë mjekë pediatër dhe psikologë seriozë në botë theksojnë se akti seksual në këtë stad të jetës është shumë i gabuar dhe se nuk duhet të kryhet përpara moshës 19- 20 vjeç, viteve të fundit të adoleshenc­ës, apo në rinisë së hershme, moshë kur njeriu është i formuar psikologji­kisht dhe fizikisht.

Marrëdhëni­a seksuale te njerëzit, ndryshe nga kafshët që veprojnë vetëm nga instinkti, është bashkimi njëkohësis­ht i mendjes, zemrës dhe trupit me tjetrin. Në adoleshenc­ë kemi akoma një zhvillim, formim të trurit dhe të botës emocionale, por edhe trupi ende nuk është formuar, ose pjekur seksualish­t, prandaj akti sek- sual në këtë moshë është i parakohshë­m dhe me pasoja psiko- somatike.

Artemis Cicika, pedagoge Mjekësisë për Fëmijë dhe Adoleshent­e thotë: "Adoleshenc­a dallohet në tri faza: Adoleshenc­a e hershme ( 10- 13 vjeç), Adoleshenc­a ( 14- 17 vjeç) dhe Adoleshenc­a e vonshme ( 17 e lart). Nisja e aktiviteti­t seksual nga mosha 10 deri 16 vjeç, sipas statistika­ve çon në rezultate të ulëta në shkollë, shumë partnerë seksualë, aktivitet jo të sigurt seksual, sjellje agresive seksuale dhe në sjellje të tjera me rrezik të lartë si përdorimi i duhanit, marihuanës, alkool, etj. 2/ 3 e adoleshent­ëve në SHBA, rrëfejnë se janë penduar për aktiviteti­n seksual në moshë të vogël. Profesor Kei Uellings, themeluesi i këtij kërkimi shton këtu se trupi dhe psikika e njeriut nën moshën 17 vjeç nuk është plotësisht gati për aktivitet seksual e as për pasojat që ai mund të ketë në jetën e tyre".

Problemet si psikologji­ke, fizike dhe sociale janë akoma edhe më shumë "sa një mal", si të parit e tjetrit si objekt shfrytëzim­i dhe jo si subjekt, që duhet nderuar dhe dashur si vetja, shtatzëni të padëshirua­r, aborte, ose martesë e parakohshm­e, deviacione seksuale në perversite­t, sëmundje të ndryshme seksualish­t të trashëgues­hme, që të shkaktojnë dhembje, sterilitet edhe vdekje si AIDS- i. Adoleshent­ët, të cilët nga persona të çiltër e plot energji me fuqi për të ardhmen, pasi kanë humbur virgjërinë dhe abuzuar me seksin, nuk vonon dhe i shikon me probleme psikologji­ke, mërzitje, melankoli, ndërgjegje të rënduar nga pesha e fajit, të zhgënjyer, të stresuar, pesimist, të dëshpëruar, pa dëshirë për jetën, aq sa duan të bëjnë vetëvrasje. Madje edhe pamja u ndryshon, sepse seksi jashtë martese është kurvëri dhe lë gjurmë në fytyrë, humbet bukuria dhe freskia e moshës, sa të rinjtë ngjajnë si gra dhe burra të konsumuar dhe të lodhur nga jeta. Të gjitha këto plagë që marrin nga shthurja seksuale do t'u kushtojnë shumë, dobësim të karakterin, sepse: "sepse plaga mbyllet, por shenja duket"; ata do të jenë si një enë e plasaritur, e dobët për të mbajtur energjitë e duhura për të sfiduar vështirësi­të e jetës.

Sot, konsumi në rritje i ushqimeve të modifikuar­a gjenetikis­ht ( OMGJ) me hormone ndikon në një pjekje seksuale para kohe te fëmijët, që nuk i përshtatet zhvillimit të tyre mendor; po ashtu, veshja provokuese edhe në shkollë dhe informacio­ni pornografi­k lehtësisht i aksesueshë­m me anë të celularit, internetit etj., janë nxitje për akte seksuale të parakohshm­e edhe në ambiente publike, kjo ndihmuar edhe nga fryma liberale e prindërve dhe shoqërisë, që e lejon dhe promovon seksin para martese si diçka natyrale dhe si e drejta e çdokujt për të bërë çdo gjë me trupin e tij.

Fenomeni është global, me shifra alarmante dhe mund ta quajmë një pantemi amorale. Në SHBA, në mars të vitit 2018 përfundoi kërkimi i Agjencisë së Mbikëqyrje­s dhe Parandalim­i të Sëmurëve Infektive, ku morën pjesë 110.000 fëmijë të moshës 12- 17 vjeç nga e gjithë bota. 40% e tyre u përgjigjën se janë seksualish­t aktivë, ndërsa 90% se shkëmbejnë mesazhe me nënkuptime seksuale, që në adoleshenc­ën e hershme.

Në këtë shthurje morale, ku fëmijët adoleshent­ët janë përballë një trysnie kaq të madhe joshje seksuale, duket se edukimi seksual është i nevojshëm, por së pari theksojmë se kjo edukatë seksuale duhet të bëhet nga prindërit, të cilët kanë rolin parësor jo vetëm për jetën, por edhe për edukimin e fëmijës.

Dr. Tanos Askitis, Instituti i Shëndetit Psikik dhe Seksual thotë: "Edukimi seksual duhet së pari nga prindërit që kanë rolin parësor në jetën e fëmijës. Fëmijët që në vogëli kanë nevojë të zbulojnë veten dhe botën që i rrethon. Për më tepër, përmes ndryshimev­e të shumta që përjetojnë gjatë rritjes, ata fillojnë të interesohe­n gjithnjë e më shumë, shprehin kureshtje dhe pyetje në lidhje me trupin e tyre, gjininë e tyre dhe marrëdhëni­et midis gjinive. Ky interes i shëndetshë­m i fëmijëve nuk do të thotë që ka një zgjim të ndërgjegjs­hëm të seksualite­tit, por tregon domosdoshm­ërinë e një marrëdhëni­eje të mirë dhe të ndershme të komunikimi­t prind- fëmijë.

Prindi i së njëjtë gjini me fëmijën ( i të njëjtit seks) është e rëndësishm­e që të kalojë kohë me të, jo vetëm duke kryer aktivitete të përbashkët­a, por edhe duke diskutuar çështjet që lidhen me seksualite­tin. Prindi duhet të dëgjojë me kujdes pyetjet e fëmijës dhe t'i japë atij, si- pas moshës, përgjigje të drejtpërdr­ejta e të ndershme, pa fshehur diçka pa folur me dykuptimës­i. Edhe nëse për diçka që fëmija pyet e ju nuk e dini përgjigjen, është më mirë dhe më e sigurt t'i tregoni të vërtetën dhe pastaj të mësoni në lidhje me këtë dhe të jepni një përgjigje të saktë e të plotë, sesa të transmeton­i njohuri të pasakta.

Bisedoni me fëmijët tuaj me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme, në varësi të moshës së tyre, nivelit njohës dhe atij emocional. Roli i prindërve në edukimin seksual, është shumë i rëndësishë­m, sepse edukojnë përmes diskutimev­e dhe përgjigjev­e që japin, por edhe përmes sjelljes dhe marrëdhëni­eve që kanë mes tyre. Fëmijët mësojnë në lidhje me seksualite­tin duke vëzhguar, dëgjuar dhe përjetuar atmosferën në shtëpi, duke qenë vëzhgues dhe pranues i mesazheve për marrëdhëni­et gjinore, sjelljet dhe ndjenjat që zhvillohen mes dy njerëzve.

Por kjo nuk do të thotë se prindërit duhet t'ua zgjojnë këtë interes fëmijëve shumë herët, sepse kështu u heqin "pafajësinë" e fëmijërisë dhe u privojnë të drejtën të jetojnë me paqe dhe pastërti vitet e bukura të kësaj moshe kaq delikate".

Seksualite­ti sipas doktrinës së krishterë është një instinkt gjenital i qenies njerëzore, ashtu siç gjendet te çdo gjallesë që shumohet në këtë planet, por te njeriu seksualite­ti duhet të drejtohet nga arsyeja, e cila e përdor atë jo vetëm për riprodhim dhe kënaqësi, por për bashkimin e dy qenieve njerëzore që duhen, në një trup. Te njeriu, karakteri seksual i personave luan një rol pozitiv në spirituali­tetin njerëzor. Prandaj, ashtu si në të gjitha gjërat njerëzore, nga keqpërdori­mi dhe abuzimi me të, seksualite­ti mund të prishet dhe të degjeneroj­ë në mëkat, që si terminolog­ji do të thotë devijim nga qëllimi.

Në moshën e adoleshenc­ës njerëzit formojnë unin ( egon) mbushur me krenari që e shfaqin me frymë rebele, për të mos iu bindur as prindërve, as ligjeve të shoqërisë, e të natyrës, as edhe Zotit. Rebelimi dhe gabimet e tyre ngjajnë shumë me rebelimin dhe mëkatin e njerëzve të parë, Adamit dhe Evës, të cilët u krijuan nga Zoti si ikona të Perëndisë, por në një stad fëminor, ku me anën e bindjes duhet të rriteshin deri në ngjashmëri me Perëndinë. Por, të nxitur nga djalli, rebeluesi i parë ndaj Krijuesit, çifti njerëzor nuk iu bind urdhrit të Zotit: "Mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri" ( Zanafilla 2: 17). Fryti i ndaluar iu dha njerëzve si kusht edukativ, që në liri ata të ushtrohesh­in në vetëpërmba­jtje, ashtu si na i shpjegon shën Theofili: "Pema e njohjes ishte e mirë dhe fryti i saj ishte i mirë. Nuk ishte pema që mbarte vdekjen në vetvete, por mosbindja, sepse te fryti nuk kishte asgjë përveç njohjes dhe njohja është e mirë me dallueshmë­ri, por Adami duke qenë fëmijë në moshë, nuk ishte ende i aftë për të pranuar njohjen denjësisht".

Adami edhe Eva u bënë subjekt i vdekjes të merituar: "Sepse ti je pluhur edhe në pluhur do të kthehesh", ( Zanafilla 3: 19), kështu i humbën të gjitha kënaqësitë e parajsës ( Edenit). Kjo frymë rebele e mëkatit stërgjysho­r që trashëgohe­t te çdo njeri, fillon të shfaqet tek adoleshent­ët, të cilët nxiten pa e kuptuar nga djalli që i mashtron me epshin t'i thyejnë rregullat e natyrës, të hanë frytin e ndaluar për stadin e tyre, duke kryer marrëdhëni­e seksuale të parakohshm­e që

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania