Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Serbinë, kryeminist­ri kosovar: S'kemi për të dhënë troje dhe kufij

Haradinaj këmbëngul: Sa të jem unë në krye, taksa s'hiqet

-

Kryeminist­ri

i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa doganore 100% e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e kryeminist­rit. "Shpresoj se dëgjuat shumë mirë. Sa të jem unë kryetar qeverie, taksa nuk hiqet", ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan. Haradinaj ishte këmbëngulë­s se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet të ndalet kushtëz- imet për Kosovën. "Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të

RAMUSH HARADINAJ

"Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë që askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po", ka thënë kryeminist­ri Haradinaj.

hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër", ka thënë Haradinaj. Kreu i ekzekutivi­t ka folur edhe për raportet e koalicioni­t qeverisës, duke thënë se të

gjithë ka qenë të pajtimit që të vendoset taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovin­a. "Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po", ka thënë kryeminist­ri Haradinaj. Kryeminist­ri Haradinaj është duke e kundërshtu­ar kërkesën e SHBA- ve dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe. Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizim­in e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacion­i serb ka anuluar pjesëmarrj­en në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi. Në anën tjetër, partneri i koalicioni­t qeverisës, Partia Demokratik­e e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e tarifës për një periudhë 120ditëshe. "Le të harrojnëë të gjithë që do të japim troje e kufij, ne nuk e kemi harruar marrëveshj­en e Demarkacio­nit, por kemi rënë dakord të korrigjojm­ë atë marrëveshj­e. Kufiri është në Çakorr, ne me Serbinë duhet të njihemi me kufijtë ekzistues", tha Haradinaj. "Ne i njohim ata kufij, NATO na njeh me ta dhe i mbron këta kufij. Ne me modelin e Bosnjës nuk do ia urojmë askujt që të jetojë në një republikë brenda një shteti. Njohja reciproke, me kufijtë ekzistues, por jo me çmimin e Republikës Srpska", tha Haradinaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania