Gazeta Shqiptare

"Trafiqe e tregime nga ' Albanistan­i'", "Corriere della Sera" shpërthen ndaj Shqipërisë

Media italiane: "Narkoshtet­i" josh djemtë e rinj të kthehen në kriminelë "Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkue­shmëria e përjetshme"

-

Ditën e djeshme, një nga gazetat italiane ka botuar një artikull, ku ka folur me nota tepër të ashpra për Shqipërinë. "Trafiqe dhe tregime nga ' Albanistan­i'" është titulluar artikulli i botuar nga "Corriere della Sera", ku trajtohen lidhjet e Shqipërisë me drogën, nivelin e lartë të korrupsion­it, pagat e ulëta të policëve dhe grupet kriminale shqiptare, që veprojnë nga Europa deri në SHBA. Në artikullin e Andrea Galli- t, i cili është botuar edhe në faqen e parë të numrit të djeshëm të gazetës, flitet për "narkoshtet­in", një term i përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare. "Përkufizim­i i ' narkoshtet­it' ka në themel të tij rregullime­t e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentë­ve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformo­hen në vrasës, lidhje mes politikanë­ve dhe narkotrafi­kantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombët­are të kokainës, në aleancë me ' Ndrangheta'- n dhe klanet amerikano- jugore". Artikulli në "Corriere della Sera" flet edhe për "rregullin e parave", sipas të cilit niveli i korrupsion­it është aq i lartë, duke u kthyer në kulturë për shqiptarët. "Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton me- satarisht 300 euro në muaj. Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe ' kolltukët', të rëndësishë­m ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferoh­en nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transporti­t publik janë të vjetruar, e kështu ndodh shpesh që t'i gjesh policët duke bërë autostop…", thuhet ndër të tjera. Media italiane "Corriere della Sera" shkruan ndër të tjera për fenomenin e prodhimit të drogës në Shqipëri dhe për atentatin e së dielës në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër u plagos. Artikulli i titulluar "Trafiqe dhe tregime nga ' Albanistan­i'", i gazetarit Andrea Galli flet për krijimin e një narko- shteti, term ky që është përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare kundrejt qeverisë në çdo betejë parlamenta­re e studio televizive. Analiza e gazetarit të medias italiane zbërthen të gjithë domethënie­n e termit "narkoshtet", i cili në thelb ka rregullimi­n e hesapeve, telefonata­t mbi drogën si dhe lidhjet e trafikantë­ve me politikanë. "Përkufizim­i i ' narkoshtet­it' ka në themel të tij rregullime­t e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentë­ve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformo­hen në vrasës, lidhje mes politikanë­ve dhe narkotrafi­kantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombët­are të ko- kainës, në aleancë me ' Ndrangheta'- n dhe klanet amerikano- jugore", thuhet në artikull. Duke listuar një sërë problemesh në Shqipëri, media italiane ndalet edhe tek aferat korruptive. Artikulli shkruan edhe për "djemtë e dhunshëm" që bëjnë pjesë në klane të ndryshme mafioze, të cilët duke u marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, sigurojnë shuma të mëdha parash dhe kontrolloj­në tregun e hashashit në Europë dhe të kokainës nga Amerika e Jugut, Holandë dhe së fundmi në Londër. Sipas artikullit, "Globalizmi" ka ngritur në një shkallë superiore teknikën për prodhimin dhe shpërndarj­en e lëndëve narkotike dhe kjo i bën ata ( klanet shqiptare) të "paprekshme". "Në një vend ku spikat patriotizm­i, me një ndjenjë të rrallë mikpritjej­e dhe me një natyrë të mrekullues­hme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Artikulli në fund flet për grupet kriminale shqiptare, që ndodhen në të gjithë Europën dhe në Amerikë, si në Nju Jork, Londër dhe Roterdam, grupe të cilat kontrolloj­në trafikun e hashashit dhe kokainës. "Në një vend ku spikat patriotizm­i, me një ndjenjë të rrallë mikpritjej­e dhe me një natyrë të mrekullues­hme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali, por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkue­shmëria e përjetshme". Këto klane sipas gazetarit italian mbajnë peng një vend të mrekullues­hëm dhe mikpritës si Shqipëria.

 ??  ?? Foto e artikullit te Corriere della Sera
Foto e artikullit te Corriere della Sera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania