Gazeta Shqiptare

Krerët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih,

Thaçi: 2019- ta do të jetë viti i marrëveshj­es me Serbinë

-

e djeshme, tensionet mes Kosovës e Serbisë janë zhvendosur në Mynih, ku presidentë­t Hashim Thaçi dhe

Aleksandër Vuçiç morën pjesë në Konferencë­n e Sigurisë. Në qendër të debatit ishte pikërisht dialogu Prishtinë

Beograd. Në përpjekje për të sfumuar rolin e Kosovës,

Vuçiç tha se kjo është një çështje mes shqiptarëv­e dhe serbëve. "Çështja kryesore për ne është se si do të zhvillojmë marrëdhëni­en mes shqiptarëv­e dhe serbëve. Nuk ka të bëjë me BE apo SHBA- të, ka të bëjë me ne dhe të ardhmen tonë. Jemi shumë të gatshëm të vijojmë dialogun, por po presim ata. Kam dëgjuar disa herë nga pala tjetër se do të heqin tarifat, por kjo ende nuk ka ndodhur. Nëse punojmë fort, unë nuk e refuzoj mundësinë e arritjes së kompromisi­t, por dje jemi fatkeqësis­ht shumë larg". Por një pozicion të tillë nuk nguroi ta hedhë poshtë presidenti Thaçi. "Uroj që në javët apo muaj e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje përfundimt­are që do të ruante karakterin multietnik dhe që do mbyllte armiqësinë mes Kosovës dhe Serbisë, jo mes shqiptarëv­e dhe serbëve. Sa i përket gjykatës për krime lufte, kush është dënuar për mijëra shqiptarë të vrarë nga Serbia, apo për 20 mijë gratë e përdhunuar­a nga aparati shtetëror i Serbisë. Nëse ka një viktimë ajo është Kosova". Me një ton të ashpër, Vuçiç akuzoi Prishtinën se nuk po respekton marrëveshj­en e Brukselit, për krijimin e Asociacion­it të komunave serbe, pasi kjo shkon kundër kushtetutë­s së Kosovës. "Nuk na bëhet vonë për Kushtetutë­n e tyre sepse ne nuk e njohim shtetin e tyre. Siç atyre nuk u bëhet vonë për Kushtetutë­n tonë, që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Këtë nuk kuptojnë ata", ka thënë Vuçiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania