Gazeta Shqiptare

Gruevski rrëfehet: Ja si u arratisa nga Maqedonia

-

Ish-

kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, tha se Serbia nuk ka të bëjë fare me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari. Në intervistë­n e parë për televizion­et e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha për TV "Pink" se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë. "Siç dihet, transporte­t u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar, unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritete­t hungareze të imigracion­it do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike", tha Gruevski. Ai specifikon se ka një letërnjoft­im për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkue­sit. "Jam njeri i lirë në këtë vend", tha Gruevski. Ai është i bindur se Maqedonia Veriore do të përballet me një "problem serioz politik" në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutë­s në Parlament.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania